Filma

‘Fabelmans’ dhe ‘Banshees’ fitojnë çmimet kryesore në Golden Globe

Është mbajtur mbrëmjen e së martës ceremonia e 80-të e çmimeve Golden Globe, ku u shpall edhe lista e fituesve.

“The Banshees of Inisherin” ka fituar tre çmime të mëdha në ceremoninë në Los Angeles. Filmi mori çmimet “best musical or comedy film”, “best screenplay”, si edhe “best comedy actor”, për aktorin irlandez Colin Farrell.

"Nuk e prisja që filmat e mi të kenë kaq shumë audiencë. Ishte një surprizë e madhe për mua”, tha Farrell. Filmi autobiografik i Steven Spielberg, ‘The Fabelmans’, ishte gjithashtu një nga fituesit e mëdhenj, duke fituar çmimin si filmi më i mirë dramatik.

Komedia ‘Abbott Elementary’, dhe komedia satirike ‘The Ëhite Lotus’ ishin ndër fituesit e tjerë.

Edhe pse ka pasur shumë polemika se këtë vit aktorët dhe regjizorët do të qëndronin larg Golden Globe, në fakt nuk ndodhi kështu. Shumica prej tyre ishin aty për të tërhequr çmimet.

Spielberg u shpall regjisori më i mirë për filmin ‘The Fabelmans’. Cate Blanchett mori çmimin si aktorja më e mirë e dramës për interpretimin e saj në Tar, por nuk ishte e pranishme për të marrë çmimin.

Fituesit e tjerë që nuk ishin në ceremoni përfshinin Kevin Costner dhe Zendaya, të cilët fituan çmimin si aktorët më të mirë për dramën “Euphoria”.

Jerrod Carmichael ishte prezantuesi i mbrëmjes dhe e nisi me një monolog ceremoninë e 80-të të Golden Globes.

"Unë jam Jerrod Carmichael dhe jua them unë pse jam sot këtu. Jam sepse jam me ngjyrë. Këtë ia thashë edhe Stephen Hills, producentit të këtij viti të spektaklit. Ai më tha “Jo, arsyeja pse po të marrë ty është sepse ti je një nga më të talentuarit e kohës”.

Po Stephen është për vete me ngjyrë. Ç'do thoshte tjetër? Edhe vitin e kaluar e dini pse s'pati Golden Globes? Se kishte vdekur George Floyd dhe s'kishte kush ta prezantonte", tha Jerrod.

Dhe ishte pikërisht kjo pjesë që e bëri audiencën të komentonte fjalimin pa vend të Carmichael.

Të gjithë fituesit e Golden Globe

Filmi më i mirë dramatik: “The Fabelmans”

Komedia ose Muzikali më i mirë: “The Banshees of Inisherin”

Aktori më i mirë në një dramë: Austin Butler, “Elvis”

Aktorja më e mirë në një dramë: Cate Blanchett, “Tar”

Aktori më i mirë në një komedi: Colin Farrell, “The Banshees of Inisherin”

Aktorja më e mirë në një komedi: Michelle Yeoh, “Everything Everyëhere All at Once”

Aktori më i mirë në rol dytësor: Ke Huy Quan, “Everything Everyëhere All at Once”

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Angela Bassett, “Black Panther: Ëakanda Forever”

Regjisori më i mirë: Steven Spielberg, “The Fabelmans”

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj: “Argjentinë, 1985”

Filmi më i mirë i animuar: “Pinocchio nga Guillermo Del Toro”

Skenari më i mirë: Martin McDonagh, “The Banshees of Inisherin”

Seriali më i mirë dramatik: “House of the Dragon”

Seriali më i mirë komedi: “Abbott Elementary”

Filmi më i mirë televiziv ose mini-seriali: “The Ëhite Lotus”

Aktori më i mirë në një serial dramë: Kevin Costner, “Yelloëstone”

Aktorja më e mirë në një serial dramë: Zendaya, “Euphoria”

Aktori më i mirë në një serial komedi: Jeremy Allen Ëhite, “The Bear”

Aktorja më e mirë në një serial komedi: Quinta Brunson, “Abbott Elementary”

Aktori më i mirë në një film televiziv ose mini-serial: Evan Peters, “Dahmer – Monster: The Jeffrey Dahmer Story”

Aktorja më e mirë në një film televiziv ose mini-serial: Amanda Seyfried, “The Dropout”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë