Moti

Europa regjistron marsin e dytë më të ngrohtë në histori

Muaji i kaluar ishte marsi i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Europë, sipas të dhënave të publikuara nga “Shërbimi i Kopernikut për Ndryshimet Klimatike”.

Raporti thekson gjithashtu se temperaturat globale të sipërfaqes së detit arritën nivelin e dytë më të lartë të regjistruar për këtë muaj.

Në shkallë globale, marsi renditet si i katërti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve, me një temperaturë mesatare prej 13,94 gradë Celsius- 1,48 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900) dhe 0,53 gradë Celsius mbi mesataren e marsit për vitet 1991–2020.

Marsi më i ngrohtë i regjistruar mbetet ai i vitit 2024.

Drejtori i Shërbimit të Kopernikut të BE-së për Ndryshimet Klimatike, Carlo Buontempo deklaroi se këto të dhëna tregojnë një sistem klimatik nën presion të vazhdueshëm dhe në rritje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë