Nga Gazeta Si- Vendet në Europë raportuan mbi 10,000 vdekje shtesë gjatë valëve ekstreme të të nxehtit që përfshiu perëndimin e kontinentit drejt fundit të qershorit, tregojnë të dhëna të reja.
Shumica dërrmuese e vdekjeve, mbi 9,000, u regjistruan midis atyre të moshës 65 vjeç e lart, sipas të dhënave të publikuara nga EuroMOMO, monitoruesi europian i vdekshmërisë i cili mbështetet nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Valët e të nxehtit europian kanë thyer rekorde temperaturash në disa vende anembanë Europës dhe kanë shkaktuar mijëra vdekje të tepërta, sipas vlerësimeve në Belgjikë, Britani, Francë dhe Spanjë.
Valët e të nxehtit të qershorit do të kishin qenë “praktikisht të pamundura” pa ndryshimet klimatike, tha grupi i shkencëtarëve.
Ndërkohë, të paktën 2,700 njerëz vdiqën në Angli dhe Uells si pasojë e valëve të të nxehtit që goditën në maj dhe qershor, sipas një studimi të publikuar të hënën.
Ekspertë nga Imperial College London përdorën të dhëna të motit, modele klimatike dhe studime mbi vdekshmërinë gjatë valëve të të nxehtit për të arritur në vlerësimin e tyre.
Pjesa më e madhe e Europës përjetoi dy valë të paprecedentë të të nxehtit në maj dhe qershor, me rekorde mujore të vendosura në 35.1°C dhe 37.7°C, përkatësisht në Angli.
“Ato ishin valë ekstreme të të nxehtit për të gjitha pjesët e Europës Perëndimore, dhe janë veçanërisht të jashtëzakonshme për kohën dhe sa herët në vit ndodhën”, u citua të thoshte në studim Mark McCarthy, menaxher shkencor i ekipit.
Modelet në studimin e publikuar të hënën “ndihmojnë në ilustrimin e shkallës së rrezikut të lidhur me nxehtësinë ekstreme dhe kërcënimin në rritje që ndryshimi i klimës paraqet për mirëqenien tonë”, tha Lea Berrang Ford, drejtuese e Qendrës për Klimën dhe Sigurinë Shëndetësore në Britani.
Studimi vlerëson se rreth 550 njerëz vdiqën si rezultat i nxehtësisë midis 21-29 majit, dhe gati 2,200 vdiqën midis 18-28 qershorit në Angli dhe Uells.
Autorët theksojnë rolin e ndryshimit të klimës, i cili po i bën valët e nxehtësisë më intensive dhe të shpeshta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje