Shendet

Europa po përjeton valën e dytë të Covid-19. Më të prekurit, të moshuarit

Europa po përjeton valën e dytë të epidemisë së koronavirusit dhe  ka nisur një tendencë shqetësuese: Po infektohen edhe më shumë njerëz të moshuar.
Gjatë muajve të verës, njerzit panë grupe infeksionesh që shfaqeshin kryesisht mes të rinjve që dilnin në bare, restorante dhe hapësira të tjera publike. Ndoshta kjo nuk ishte ideale, por kjo do të thoshte që niveli i vdekjeve do të ishte relativisht i ulët, pasi që të rinjtë janë statistikisht më pak të prekshëm nga virusi dhe shumica nuk e kalojnë në gjendje të rëndë.
Sidoqoftë, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka paralajmëruar se tashmë po infektohen më shumë njerëz të moshuar. Sipas raportit më të fundit të situatës së ECDC, të paktën 13 vende në Europë panë rritje të niveleve të reja të infeksionit midis njerëzve të moshës 65 vjeç.
Një rritje e menjëhershme e infeksioneve mes njerëzve të moshuar në javët e fundit vërehet në të gjitha vendet europiane.
Shkalla e infeksionit të Covid-19 me në disa vende të Evropës Lindore është tani më shumë se dyfishi që  ishte gjatë valës së parë.
Shkalla më e lartë e infeksionit në mesin e të moshuarve është shqetësuese sepse njerëzit e moshuar kanë shumë më shumë gjasa të përfundojnë në spital dhe të përballen me një rrezik më të lartë të vdekjes.
Profesori Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi i mjekësisë për Komitetin e Emergjencës në Angli, tha në një konferencë shtypi javën e kaluar se nivelet më të larta të infeksioneve të parë fillimisht midis të rinjve kanë filluar së fundmi të "spostohen" në grupmoshat më të larta.


Instituti Robert Koch, qendra gjermane për kontrollin e sëmundjeve, paralajmëroi në raportin e tij të fundit se "përqindja e rasteve në grupmoshat më të vjetra është rritur" që nga fillimi i shtatorit.
Në Francë, numri i rasteve të reja të Covid-19 mes njerëzve 65 vjeç e lart është trefishuar në vetëm gjashtë javë.
Dhe të dhënat nga Spanja tregojnë se ndërsa mosha mesatare e atyre që sapo janë diagnostikuar me virusin ka rënë nga 40 në fund të korrikut në 37 në fund të gushtit, ndërsa kohët e fundit është rritur përsëri në 39.
Përhapja e infeksioneve nga grupmoshat më të reja në të moshuara është dokumentuar edhe më parë.
Shumë vende evropiane tani garojnë kundër kohës për të parandaluar mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.
Ekspertët thonë se izolimet e përhapura janë të nevojshme për të mbrojtur të moshuarit dhe ata që mund të preken.
"Ne kemi parë një rritje të numrit të rasteve. Filloi me të rinjtë në moshën 20 vjeç dhe u përhap gradualisht edhe në moshat më të mëdha. Kjo rritje e numrit të rasteve është përkthyer në një rritje të shtrimeve në spital. Ndërsa shtrimet në spital janë rritur edhe vdekjet", tha Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar në një konferencë muajin e kaluar.
Burimi:The Guardian/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë