Ngjarje

Europa po humb luftën për të qenë e hapur nga rekordi i rasteve me Covid

Liderët europian nga Londra në Berlin po përballen me një realitet alarmant: karantina po shihet ende si opsion pasi pandemia kërcënon kontinentin sërish.

Është një skenar që u përjashtua në verë, kur rastet e reja me koronavirus po binin në  Europë dhe kufijtë po rihapeshin. Frika e rritjes së rasteve qëndronte me ardhjen e stinës së ftohtë, por qëndronte bindja se një qasje e tarketuar do të arrinte të mbante nën kontroll situatën.

Në Mbretërinë e Bashkuar, frika është se një karantinë dy javore tashmë është e pamjaftueshme.

Ndjenja e hershme e fitores ka nisur të japë sinjale zhgënjimi, dhe i ka lënë hapësirë mendimit për një krizë më të thellë me qytete të mëdha nën shtetrrethim dhe qeveritë qendrore duke u përplasur haptazi me zyrtarët lokalë.

“Kishim shpresën se vala e dytë do të ishte më e lehtë për tu kontrolluar sepse e dimë se si të identifikojmë dhe kontrollojmë situatën duke vijuar rimëkëmbjen e ekonomisë” tha Christian Odendahl, shefi i departamentit të ekonomisë në Qendrën për Reforma Europiane. “Por kjo  nuk funksionoi në Europë.”

Një valë e freskët lajmesh të këqija mbërrin pothuajse çdo ditë. Të dhënat e fundit nga Gjermania, Franca, Italia dhe Irlanda tregojnë raste të reja rekord infeksionesh, teksa  Spanja ka rekordin më të lart të rasteve të reja që nga muaji prill. Hospitalizimi dhe shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 janë rritur përgjatë rajonit.

Liderat kanë më pak mekanizma me të cilët mund të luftojnë tashmë. Ata kanë djegur kapitalin politik për të mbyllur e mandej të rimëkëmbin ekonomitë kur pandemia u lehtësua.

Bizneset janë më të lëkundura, publiku po ushqehet me një tis “mbylljeje” dhe shtrëngime të lehta, dhe opozita politike nuk po qëndron më mbrapa. Është një luftë ideologjike në lojë gjithashtu mes libertarianëve që nuk duan shtrëngimet e lëvizjes dhe nga ana tjetër ata që thonë se siguria do të shpërbëjë të gjitha shqetëismet, përfshirë ekonominë.

Është një ekuilibër më i vështirë për tu arritur këtë herë. Përr Jamie Rush nga  Bloomberg Economics “duke bërë më pak për të përmbajtur përhapjen e virusit do të kushtojë më shumë se një karantinë e shkurtër.”

Zyrtarët britanikë druhen se edhe një karantinë dy-javore nuk do të jetë e mjaftueshme

Qeveria socialiste spanjolle po lufton me autoritetet e qendrës së djathtë në Madrid, kurse kryeministri Britanik Boris Johnson ka problem me të gjitha palët. Menaxhimi i pandemisë po i kushton atij mbështetjen e Anglisë së Veriut, ku ai ka fituar si kurrë ndonjëherë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Tanimë, Anglia Veriore është një nga rajonet më të prekura në Britaninë e Madhe.

Edhe Kancelarja Angela Merkel – Mbretëresha e Europës për krizat – dështoi të binddte liderët e Gjermanisë për të pranuar masa më të ashpra gjatë një negocimi maratonë tetë orësh këtë javë.

E gjithë kjo hedh në dyshim çdo reagim ndaj recesionit më të keq të rajonit në kujtesën e gjallë. Kjo do të detyrojë qeveritë të rrisin shpenzimet, duke shkurtuar më tej financat publike. Bankat qendrore, të cilat kanë ofruar një stimul të paparë, po përgatiten të bëjnë më shumë.

Strategjia fillestare e Europës ishte një përgjigje shokuese që ndërhyri në liritë personale për t'u kthyer në një lloj normaliteti sa më shpejt që qe e mundur. Dukej se po funksiononte. Humbjet e vendeve të punës po mbaheshin nën kontroll, falë paketave stimuluese bujare.

Por autoritetet, megjithë masat për testimin në rritje, nuk arritën të zbatojnë kufizimet e higjienës ose rregullat e vetë-izolimit pas heqjes së bllokimeve. Gjatë verës, njerëzit udhëtuan dhe e kthyen virusin në shtëpi. Përhapja është përshpejtuar ndërsa moti më i ftohtë i detyron njerëzit të qendrojnë brenda, duke krijuar bazën për një dimër të mundimshëm.

Shpërthimet kanë nxitur një raund të ri frenimesh. Duke filluar nga kjo fundjavë, londinezët do të ndalohen të jenë në prezencën e shumë familjarëve dhe banorët e Parisit dhe qyteteve të tjera të mëdha franceze do të jenë të mbyllur në shtëpitë e tyre gjatë natës për katër javë.

Italia po diskuton një shtetrrethim në stilin francez, i cili do të kërkonte që njerëzit të ishin në shtëpitë e tyre nga ora 22:00 e mbrëmjes, si dhe kthimin e shkollave të mesme online, njoftoi Corriere della Sera sot (të premten).

Toka e askujt

Edhe nëse kufizimet nuk kanë një ndikim të madh të drejtpërdrejtë në aktivitetin ekonomik, faktori i lidhur me frikën dhe pasigurinë mund të dëmtojë shpenzimet.

Kate Nicholls, shefi ekzekutiv i UKH Hospitality, organi i industrisë për një gamë të gjerë të bizneseve të kohës së lirë, e përshkroi situatën si "të dënshne për biznesin e tij ".

Rritja e rasteve ka alarmuar gjithashtu shkencëtarët që kërkojnë politika më të rrepta.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ekspertët e shëndetit publik kanë bërë thirrje për një "mbyllje" që përkon me pushimet e simestrit të shkollave. Edhe atje, shqetësimi është se është tepër vonë për të patur një ndikim.

Ndërkohë, përpjekje të ndryshme për të kontrolluar virusin po dështojnë, me sisteme testimi dhe gjurmimi që rrezikojnë të mbingarkohen.

Republika Çeke - shpërthimi më i keq në Europë - tani po kthene hotelet dhe struktura të tjera akomodimi turistik në ambiente shëndetësore emergjente.

Problemi është se situatës nuk I shihet dhe nuk di dihet fundi. Një vaksinë nuk ka të ngjarë të jetë e disponueshme gjerësisht deri në vitin 2021 dhe trazirat publike po shtohen.

Në qytetin jugor italian të Arzano, një bllokim që mbylli të gjitha dyqanet, përveç atyre që shesin gjërat e domosdoshme, bëri që disa dhjetëra blerës të bllokojnë një rrugë kryesore, duke iu bashkuar protestave të tjera në të gjithë rajonin. Në rajonin përreth Napolit, shkollat ​​thuhet se po mbyllen deri në fund të muajit.

Çdo udhëheqës që vëzhgon se si po prishet ekuilibri mes shëndetit dhe aktivitetit socio-ekonomik duhet të pyesë se cilat mjete, nëse ka, mund të shfrutëzohen për të zgjidhur situatën.

/Burimi: Bloomberg/ Në shqip: Gazeta “Si”/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë