Në ditën e dytë të gushtit euro këmbehet me 121.66 lekë, nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët i euros për dy vitet e fundit.
Gjatë korrikut dhe gushtit në Shqipëri përveç turistëve, vijnë një numër shumë i lartë emigrantësh, që ndikon në rritjen e masës së euros në qarkullim dhe zhvlerësimin e përkohshëm të saj.
Një arsye tjetër që ndikon drejtpërdrejtë në uljen e vlerës së një valutë është paraja informale.
Në tregjet ndërkombëtare euro pati gjithashtu një periudhë të keqe që zgjati 4-5 muaj. Gjatë periudhës prill-maj, euro këmbehej me 122 lekë në vendin tonë, me luhatje të shpeshta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



