Euro Retro

EURO 2016: Portugalia bën histori

Historitë e ekipeve surprizë që fitojnë turne të mëdha janë ato që i bëjnë njerëzit të dashurohen me lojën e bukur. Ata frymëzojnë dhe ndezin një element të romancës që fansat e futbollit e çmojnë aq shumë. Gjatë edicioneve të kaluara, ka pasur disa histori ku në të vërtetë ka ndodhur e pa imagjinueshmja. Triumfi i Uruguait në Kupën e Botës 1950 dhe fitoret e papritura të Danimarkës dhe Greqisë në Kampionatin Evropian 1992 dhe 2004 ishin befasitë më të mëdha në gati njëqind vjet të futbollit ndërkombëtar.

Euro 2016 ishte skena për një tjetër nga ato "përralla" megjithëse jo domosdoshmërish nga pikëpamja teknike. Fituesit e Euro 2016, Portugalia ndryshoi "traditën", duke mposhtur në finale përkundër të gjitha pritshmërivë vendin organizator, Francën. Portugalia kishte pësuar disa humbje të paharrueshme në turnetë e mëparshëm, shumë prej të cilave ishin poshtëruese. Plus, ata ishin duke shijuar një brez të artë lojtarësh për të cilët fitorja dukej e garantuar, por që ende nuk kishin arritur të ishin deçizive në momente vendimtare.

Sidoqoftë, kësaj here ishte ndryshe. Për të arritur suksesin, Portugalia duhej të adoptonte metoda shumë më të ngurta që ishin ndërtuar mbi qëndrueshmërinë mbrojtëse dhe kundërsulmet e shpejta të dizajnuara për tu përshtatur Cristiano Ronaldos. Ata nuk ishin ekipi më emocionues për t'u parë, por ishin efektivë dhe të sigurt - diçka që u kishte munguar në turnet e mëparshme të mëdha. Portugalia u ndërtua mbi këtë strategji; lëvizja e tyre e topit nuk kishte intensitet dhe ishte mjaft e menduar, por ata përsëri arritën të gjenin rrugën e suksesit duke përdorur një stil të veçantë loje. Por, për ne do të mbetet gjithnjë në mendje si Evropiani kur 23 lojtarë shqiptarë zbritën në fushë për të përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze fanellën kuqezi.

Për herë të parë që nga ndryshimi i turneut 1996, Kampionati Evropian kishte aplikuar disa ndryshime të prekshme. Numri i ekipeve pjesëmarrëse u rrit nga 16 në 24. Zgjerimi i ekipeve pjesëmarrëse nënkuptonte gjithashtu një ndryshim më të detajuar në aspektin e formatit të fazës së grupeve: Në vend të formatit tradicional të 4 grupeve me 4, 24 kombet pjesëmarrëse tani ishin të ndarë në 6 grupe me 4. Dy të parat avanconin në fazën me eliminim direkt, kurse katër të tretat që ishin më të mirat, po ashtu arrinin fazën me eliminim direkt.

Ekipet Pjesëmarrëse

Në fillim të Kampionatit Evropian 2016, askush nuk i dha Portugalisë një shans për të arritur në gjysmëfinale, e aq më pak të fitojë kampionatin. Shanset e tyre për të përparuar në fazat e fundit të turneut arritën një pikë tjetër të ulët pas ndeshjeve të tyre në fazën e grupeve.

Portugezët e filluan fushatën e tyre kundër Islandës. Pritej që të ishte një çështje e lehtë për ekipin e trajnerit Fernando Santos, dhe loja shkoi sipas skenarit, pasi një gol i Nani siguroi që skuadra e tij të shkonte në pushim me një epërsi të ngushtë. Sidoqoftë, Birkir Bjarnason barazoi në minutën e 50-të dhe Islanda siguroi një barazim t1-1 në ndeshjen e tyre të parë në një turne të madh ndërkombëtar.

Kjo ndeshje e shtyu kapitenin portugez Cristiano Ronaldo të jepte disa vërejtje të diskutueshme në lidhje me ekipin e Lars Lagerback. Në thelb, sulmuesi i atëhershëm i Real Madrid akuzoi Islandën se kishte një "mentalitet të vogël " dhe tha se ata nuk do të shkonin shumë në turne me stilin e tyre të lojës.

Kishte më shumë zhgënjim për Portugezët pasi ata ngecën në një barazim pa gola nga Austria, me ekipin e Santos që humbi shanse të shumta. Në atë natë, Ronaldo luajti ndeshjen e tij të 128-të ndërkombëtare për ekipin e tij kombëtar, duke tejkaluar të madhin Luís Figo. Pasi dështoi dy herë në pjesën e parë dhe pas pushimit, Ronaldos iu dha një penallti pasi u rrëzua në zonën e rreptësisë nga Martin Hinteregger. Penalltia u humb nga Ronaldo. Por për t’i bërë gjërat edhe më dramatike, menjëherë më vonë një goditje me kokë e Ronaldos u anulua për offside.

Me vetëm dy pikë, Portugalia nuk mund të lejonte humbjen ndaj Hungarisë nëse do të donte të kalonte në raundin tjetër. Në këtë lojë, Ronaldo edhe një herë i tregoi botës se çfarë është në gjendje të bëj, pasi ylli portugez shënoi dy gola dhe dha një asist. Ndeshja e çmendur përfundoi në një barazim 3-3 dhe si ekipi i vendit të tretë, Portugalia kaloi në raundin tjetër.

Pas përfundimit të tyre me fat në fazën e grupeve, Portugalia u përball me Kroacinë. Santos bëri një qasje shumë pragmatike pasi kësaj here vija e mbrojtjes dhe mesfusha funksionuan mjaft shkëlqyeshëm, por sulmuesit nuk arritën të imponoheshin. Ndeshja shkoi në kohë shtesë dhe në minutat e fundit një kundërsulm i zgjuar vendosi ndeshjen për Portugalinë, kur Quaresma shënoi me kokë pasi goditja e Ronaldos nga distanca u bllokua nga portieri.

Dy nga sulmuesit më të uritur të Evropës , Ronaldo dhe Robert Lewandowski u përballën ndërsa të dy ekipet kërkonin një biletë për në gjysmë finale. Lewandowski hapi ndeshjen që në minutën e dytë, por rezultati shpejt u barazua nga një gjuajtje e shkëlqyer nga Renato Sanches. Pasi 120 minutat përfunduan me rezultat 1-1, Portugalia fitoi në penallti përballë Polonisë.

Për Uellsin, ky ishte turneu i parë i madh ndonjëherë dhe arritja në gjysmëfinale ishte tashmë një arritje e madhe. Ndeshja u karakterizua nga përplasja e dy super yjeve të Madridit: Cristiano Ronaldo kundër Gareth Bale. Gjithçka ndodhi brenda tre minutave në fillimin e pjesës së dytë. Ishte fillimisht Cristiano Ronaldo me një super gol me kokë që i dhuroi epërsinë Portugalisë në minutën e 50-të. Tre minuta më vonë, i njëjti asistoi për Nani-n, që shënoi për 2-0. Deri në fund ndryshoi asgjë, dhe historia e Uellsit e pati me kaq. Portugalia u rikthye në një finale për herë të parë pas vitit 2004.

Përballë 75,868 spektatorëve, në “Stade de Francë”, gjithë shpresat ishin për një mrekulli vendase. Në 30 minutat e para, ylli i finales, Cristiano Ronaldo, fatkeqësisht u detyrua të linte ndeshjen për shkak të lëndimit.Në atë moment, mundësia për fitoren e Francës u rrit në maksimum. Por, mbrojtja e Portugalisë ishte në nivelin e duhur, e në anën e tyre ishte edhe fati. Gignac goditi shtyllën vetëm disa sekonda para mbylljes së takimit, dhe ndeshje iu drejtua vazhdimeve. Në pjesën e parë të vazhdimeve, fati u kthye në anën e Francës. Një goditje e jashtëzakonshme e Raphael Guerreiro-s, pa shtyllën e Lloris të dridhej. Ishte minuta e 109-të, momenti vendimtar i gjithë finales. 25 metra nga porta, emri më i papritur, Eder, me një goditje të bukur ngjitur për toke, e dërgoi topin në krahun e poshtëm të majtë, dukë shënuar për 1-0. Ky gol heshti “Stade de France”, me Portugalinë që u ngrit në delir. Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Portugezët, që për herë të parë ngriti në qiell trofeun e një Evropiani.

Nata më e madhe në historinë e Portugalisë provoi edhe një herë se si futbolli pragmatik mund të kapërcejë ekipet me shumë talent individual.

Ndeshjet

EURO 2016, nën dritat e fushave të bukura franceze, do të mbetet në histori si Evropiani ndryshimeve të mëdha. Numri i skuadrave, nga 16 që ishte më parë, shkoi në 24. Kompeticioni u rrit, mundësia për kualifikim edhe më shumë. Me ndryshimin e formatit të Evropianit, edhe kualifikueset shkonin ndryshe. 54 shtete u ndanë në nëntë grupe. Dy skuadrat e para të çdo grupi siguronin kualifikimin direkt në Evropian.

E treta më e mirë po ashtu siguronte kualifikimin direkt, kurse tetë skuadra tjera të vendit të tretë, luftonin mes vete për katër vendet e fundit.

Si të parët, u kualifikuan: Çekia, Belgjika, Spanja, Gjermania, Anglia, Irlanda e Veriut, Austria, Italia, Portugalia. Si të dytët, u kualifikuan: Islanda, Uellsi, Sllovakia, Polonia, Zvicra, Rumania, Rusia, Kroacia dhe Shqipëria. Skuadra më e mirë e vendeve të treta, ishte Turqia.

GRUPI A

SkuadraN.FBHP
Francë32107
Zvicër31205
Shqipëri31023
Rumani30121

FRANCË – RUMANI 2-1

SHQIPËRI – ZVICËR 0-1

RUMANI – ZVICËR 1-1

FRANCË – SHQIPËRI 2-0

RUMANI – SHQIPËRI 0-1

ZVICËR – FRANCË 0-0

GRUPI B

SkuadraN.FBHP
Uells32016
Angli31205
Sllovaki31114
Rusi30121

UELLS – SLLOVAKI 2-1

ANGLI – RUSI 1-1

RUSI – SLLOVAKI 1-2

ANGLI – UELLS 2-1

RUSI – UELLS 0-3

SLLOVAKI – ANGLI 0-0

GRUPI C

SkuadraN.FBHP
Gjermani32107
Poloni32107
Irlandë. V31023
Ukrainë30030

POLONI – IRLANDË. V 1-0

GJERMANI – UKRAINË 2-0

UKRAINË – IRLANDË. V  0-2

GJERMANI – POLONI 0-0

UKRAINË – POLONI 0-1

IRLANDË. V  – GJERMANI 0-1

GRUPI D

SkuadraN.FBHP
Kroaci32107
Spanjë32016
Turqi31023
Çeki30121

TURQI – KROACI 0-1

SPANJË – ÇEKI 1-0

ÇEKI – KROACI 2-2

SPANJË – TURQI 3-0

ÇEKI – TURQI 0-2

KROACI – SPANJË 2-1

GRUPI E

SkuadraN.FBHP
Itali32016
Belgjikë32016
Irlandë31114
Suedi30121

IRLANDË – SUEDI. V 1-1

BELGJIKË – ITALI 0-2

ITALI – SUEDI  1-0

BELGJIKË – IRLANDË 3-0

ITALI – IRLANDË 0-1

SUEDI  – BELGJIKË 0-1

GRUPI F

SkuadraN.FBHP
Hungari32107
Islandë32016
Portugali31023
Austri30121

AUSTRI – HUNGARI 0-2

PORTUGALI – ISLANDË 1-1

ISLANDË – HUNGARI 1-1

PORTUGALI – AUSTRI 0-0

ISLANDË – AUSTRI 2-1

HUNGARI – PORTUGALI 3-3

1/16

ZVICËR – POLONI 1-1

(Kualifikohet Polonia 5-4 me penallti)

UELLS – IRLANDË. V 1-0

KROACI – PORTUGALI 0-1

FRANCË – IRLANDË 2-1

GJERMANI – SLLOVAKI 3-0

HUNGARI – BELGJIKË 0-4

ITALI – SPANJË 2-0

 ANGLI – ISLANDË 1-2

ÇEREKFINALET

POLONI – PORTUGALI 1-1

(Kualifikohet Portugalia 5-3 me penallti)

UELLS – BELGJIKË 3-1

GJERMANI – ITALI 1-1

(Kualifikohet Gjermania  6-5 me penallti)

FRANCË – ISLANDË 5-2

GJYSMËFINALET

PORTUGALI – UELLS 2-0

GJERMANI – FRANCË 0-2

FINALJA (29 QERSHOR 1996, PARIS)

PORTUGALI – FRANCË 1-0

TOP 11

Dominuan Evropianin me lojë dhe emra. Sepse në formacionin më të mirë të kampionatit evropian gjenden më shumë lojtarë portugez. Golashënuesi i turneut u shpall sulmuesi Antoine Griezmann, me 6 gola.

Antoine Griezmann

PORTIER: Rui Patrício (Portugali)

MBROJTËS: Jérôme Boateng (Gjermani)

MBROJTËS: Joshua Kimmich (Gjermani)

MBROJTËS: Raphaël Guerreiro (Portugali)

MBROJTËS: Pepe (Portugali)

MESFUSHOR: Antoine Griezmann (Francë)

MESFUSHOR: Dimitri Payet (Francë)

MESFUSHOR: Toni Kroos (Gjermani)

MESFUSHOR: Joe Allen (Uells)

MESFUSHOR: Aaron Ramsey (Uells)

SULMUES: Cristiano Ronaldo (Portugali)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë