Nga Gazeta Si – Greqia po bllokon një letër nga 27 vendet anëtare drejtuar Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit, konfirmoi një burim për Euractiv, duke shtuar se Athina po i bën presion Tiranës të tregojë “kreativitet” për të zgjidhur një krizë dypalëshe, që është në vijim.
Tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë zbehur që nga muaji maj, kur kandidati për kryetar bashkie, Fredi Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale me dyshimin për blerje votash.
Lexo edhe:
Çështja ‘Beleri’ / Greqia vendos barrierën e parë ndaj Shqipërisë për integrimin
Euractiv nënvizon se Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë, por nuk ka mundur të betohet si kryetar bashkie pavarësisht apeleve që të lejohet të bëjë betimin ose të lehtësohet masa e sigurisë ndaj tij
“Athina i ka bërë vazhdimisht thirrje Shqipërisë që ta lejojë atë të bëjë betimin, duke e cilësuar vendimin si të motivuar politikisht dhe etnikisht. Qeveria shqiptare ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në proceset gjyqësore dhe sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë rrugën e tij”, shkruan Euractiv.
Gjatë fundjavës, mediat greke shkruan se Athina kishte refuzuar një letër që i kërkonte Komisionit të hapte kapitujt e parë të negociatave.
Një burim i Këshillit të BE-së i afërt me këtë çështje konfirmoi për Euractiv se lajmi është e vërtetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.