Politike

Çështja ‘Beleri’ / Greqia vendos barrierën e parë ndaj Shqipërisë për integrimin

Nga Vassilis Nedos - Vendimi i Greqisë për të mos rënë dakord për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian drejtuar Shqipërisë për hapjen e negociatave të fazës së parë të kapitujve të anëtarësimit përbën një përshkallëzim thelbësor të qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të Fredi Belerit i cili u burgos pak para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të vendit fqinj.

Ndërsa u gjet një rrugë përpara për negociatat për këtë kapitull me Maqedoninë e Veriut, kjo nuk vlen për Shqipërinë.

Përveç ndikimit që ka pasur qëndrimi i qeverisë së kryeministrit shqiptar Edi Rama në çështjen Beleri në lidhjet greko-shqiptare, ky zhvillim në mënyrë efektive shkëput dy vendet Maqedoni e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat deri më tani ishin të lidhura.

Grupimi i parë i çështjeve themelore që çdo vend kandidat duhet të zgjidhë përfshin pesë kapituj që kanë të bëjnë me: autoritetin gjyqësor dhe të drejtat themelore; gjyqësorin, liria dhe siguria; prokurimet publike; statistikat; dhe kontrollin financiar.

Vetëm pak ditë më parë u bë publik progres-raporti i vendeve kandidate në Bashkimin Evropian, me një referencë të nënkuptuar, por të qartë për ndërlikimet në marrëdhëniet greko-shqiptare të shkaktuara nga çështja Beleri.

Athina mund të rishqyrtojë qëndrimin e saj nëse Tirana vendos se ka vend për diskutim. Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Belerit t'i jepet mundësia për t'u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës, gjë që deri tani është kundërshtuar nga gjykatat shqiptare.

Më 22 nëntor do të zhvillohet seanca e radhës ku Beleri po gjykohet për akuzën e blerjes së votës, por ndërkohë pritet të caktohet edhe seanca për lejen që ai kërkon për betimin. Marre nga kathimerini / Pershtati ne shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë