Shendet

Etja e vendeve të pasura për vaksina anashkalon problemet globale nga Covid-19

Vaksinimet masive, rënia e infektimeve dhe vdekjeve në disa vende nxisin një neglizhencë për të ardhmen. Ky është shqetësimi i Carl Bildt i Dërguari Special i OBSH-së për ACT-Accelerator(një qendër e organizatës për të përshpejtuar përgjigjen e vendeve anëtare ndaj Covid-19) sepse virusi është ende në evoluim duke pasur gjithnjë e më shumë variante të reja.
Ai u bëri thirrje kombeve me të ardhura të larta që të japin më shumë se 2 miliardë doza në rajonet e varfra vitin e ardhshëm nga mesi i vitit 2022.
"Rreziku është që nëse njerëzit mendojnë se më e keqja ka mbaruar. E keqja nuk ka mbaruar” ka thënë ai.
Sipas Bild, disa vende po përparojnë duke synuar të vaksinojnë edhe grupmoshat 12-18 vjeç për të krijuar një mburojë më të mirë imunizimimi. Pavarësisht nga rëniet në rasteve në vendet e zhvilluara, më shumë se 600,000 raste të reja të virusit raportohen globalisht çdo ditë, pasi pandemia është gjithnjë në zhvillim. Sipas ekspertëve edhe heqja dorë nga patentat e vaksinave është diçka premtuese, por kjo qasje nuk po shihet si mundësi nga kompanitë prodhuese.


Bild tregon si shembull se Covax, nisma e OBSH që asnjë vend të mos ngelet pa vaksina, ka dërguar vetëm 60 milion doza më pak se një e katërta e numrit të vendosur vetëm në SHBA, për shkak të mungesës së vaksinave.
“Në raportin e tyre mbi përgjigjen e pandemisë , ekspertët e pavarur rekomanduan se nga të gjitha vendet duhet më shumë rekomandim dhe kondinim ndërkombëtar për të rregulluar joefikasitetin dhe pabarazinë,” shpjegoi Robert Yates, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Shëndetin Universal në Chatham House me bazë në Londër.
Sipas Qendrës së Inovacionit të Shëndetit Global në Durham, Karolina e Veriut, disa vende të pasura kanë marrë vaksina shumë më tepër sesa u duhen dhe ekspertët thonë se nuk ju duhet një stok vaksinash kur mund të skadojnë. Vendet me të ardhura të larta kanë blerë pothuajse 5 miliardë doza, vendet me të ardhura të mesme kanë siguruar rreth 2.2 miliardë doza dhe rajonet më të varfra kanë rreth 270 milion dhe sipas ekspertëve kjo është diçka pa barabartë. Ministrat e G-7 kanë pohuar nevojën për "fonde të përshtatshme" dhe kanë inkurajuar të gjithë partnerët në fushatë për të rritur mbështetjen e tyre si hapi tjetër i rëndësishëm në kontrollin e pandemisë dhe forcimin e sigurisë shëndetësore. Për 10 vende me të ardhura të larta përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Japoninë, Katarin, Korenë e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, investimi i 19 miliardë dollarëve në përfitime ekonomike mbi pesë vjet.
"Të gjitha qeveritë janë shumë të vetëdijshme për pandeminë dhe të vetëdijshme për atë që po ndodh në vendet e tyre, por a ka vëmendje të mjaftueshme për shkallën globale të saj? Duhet të kuptojmë një herë e mirë se kemi një punë të madhe përpara,” shtoi Bildt.
Burimi:The independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë