Shendet

Ethet e miut të kuq shkaktojnë viktimën e parë në Shqipëri

Sëmundja e etheve të miut të kuq janë përhapur në vendin tonë që në vitin 1984, por janë pikërisht temperaturat e larta që nxisin lëvizjen e këtyre brejtësve që bartin sëmundjen vdekjeprurëse.

Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektivit në QSUT, ka bërë me dije se fatkeqësisht kësaj sëmundje nuk i ka shpëtuar një 32-vjeçar nga Erseka, ndërkohë që këtë vit janë paraqitur 2 raste me këtë sëmundje.

Mjekët kanë treguar se sëmundja transmetohet nga kontaminimi i ushqimit me miun e kuq.

Miu i kuq

“Ne mund të sëmuremi nga ethet e minjve nëpërmjet marrjes së leptospirës, e cila merret nga çdo lloj miu dhe ethja tjetër që është ethja e marrë nga minjtë që janë brejtës me ngjyrë të kuqe. Njeriu infektohet nëpërmjet kontaktit të ushqimit që është infektuar nga këta lloj brejtësish,” deklaroi Çomo.

Sipas saj, simptomat kryesore të sëmundjes janë temperaturë e lartë, dhimbje koke dhe e muskujve dhe artikulacioneve, si edhe gjakderdhje nga goja. Ndër të tjera ajo bëri me dije se qytetarët që jetojnë në zonat urbane janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje, pasi minjtë përgjithësisht gjenden në këto zona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë