Filma

“Eternals”, Angelina Jolie dhe Chloe Zhao: Gratë janë të lodhura duke u thënë se çfarë të bëjnë

Filmi i tretë me regji nga Chloé Zhao, regjisorja fituese e Oskarit për Nomadland - sjell në ekranin e madh një histori epike që përfshin mijëra vjet.

Kasti përfshin Gemma Chan, Richard Madden, Kumail Nanjiani, Lia McHugh, Brian Tyree Henry, Lauren Ridloff, Barry Keoghan, Don Lee, Kit Harington, Salma Hayek dhe Angelina Jolie.

Duke ardhur nga një sistem patriarkal, është e lehtë të mendosh se më i forti fizikisht duhet të udhëheqë një grup. Por këtu filmi tregon diçka ndryshe, siç tha Angelina Jolie gjatë intervistës: “Dikush i tha Salma (Hayek) në fillim të intervistave në Los Anxhelos se nuk u shpjegua se si ajo mund të ishte liderja e grupit në film dhe në të njëjtën kohë një shëruese”.

Angelina Jolie

Përgjigja e saj ishte perfekte: “Kjo është ajo që duhet të bëjë dhe të jetë një lider, dikush që e mendon komunitetin si nënë ose baba dhe dikush që dëshiron vërtet të kujdeset për njerëzit”. Në fakt, ky film bën shumë për të na bërë të reflektojmë mbi origjinën e forcës së vërtetë, por edhe ndjenjën e komunitetit dhe barazisë, sepse nuk ka si synim vetëm të sjellë atë që mungonte në një mënyrë të fortë, por ka të bëjë edhe me të qenit në bashkëpunim me të tjerët”.

Kit Harrington, ish-ylli i “Game of Thrones”, i bën jehonë asaj: “Mendoj se ky film është padyshim një largim nga kjo normë, mund të shihet edhe për sa i përket marrëdhënies me personazhin tim. Unë jam çuditërisht krenar për të. Kjo është një nga gjërat që më pëlqen në karakterin tim, duke pasur parasysh që meshkujt në përgjithësi kanë frikë nga femrat e forta”.

Për regjisoren fituese të Oskarit, Chloe Zhao, është një çështje ekuilibri: “Në një moment të caktuar të historisë njerëzore, forca thekson maskilinitetin, ndërsa në këtë film manifestohet dobësia në rënie e amësisë, forca për të zgjedhur dashurinë mbi pushtetin. Këto janë pikat e forta të femrave që shpesh shihen si dobësi, por jo këtë herë”.

Producentja Victoria Alonso shton: “Mendoj se femrat janë lodhur duke u thënë se çfarë të bëjnë. Ne e dimë se çfarë të bëjmë. Mund të kemi vërtet fëmijë dhe të punojmë në të njëjtën kohë, të bëjmë lavanderi dhe të blejmë gjithçka që u nevojitet fëmijëve. Kjo ishte një mundësi për të treguar se një grua në krye dhe një producente, mund të bëjnë gjithçka me forcat e tyre. Mendoj se është një deklaratë shumë e fuqishme sot”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë