Mode

Është koha për të rishkruar historinë e  modës

Kimberly Jenkins është themeluesja e "Fashion and Race", një platformë që mbledh të dhëna për të treguar historinë e modës dhe sfidon përfaqësimin e gabuar brenda sistemit të modës.
   Ajo ka folur disa kohë pas vrasjes së George Floyd dhe vdekjes dhe Breonna Taylor. Këto tragjedi kanë treguar që markat e modës janë aleate me lëvizjen "Black Lives Matter" por me rezultate ndryshe nga çfarë Jenkins priste.
 "Unë jam duke pritur të shoh se si industria reagon në mënyrë strukturore, jo në mënyrë sipërfaqësore me fotografi me sfond të zi dhe premtime të mëdha, vizionare."
Ajo tregon se platforma e saj ka vënë re dy incidente që tregojnë se shtëpitë e modës janë ende të pandryshuara dhe nuk janë ndikuar nga ngjarjet e fundit.
Shfaqja e parë e modës pas gjashtë muajsh nga Etro, i dha asaj një shije të keqe. Shfaqja e mbajtur në Milano kishte një përzgjedhje të ftuarish që Jenkins nuk i ka pëlqyer. 
Nga 80 mysafirë të ftuar, 24 ishin blogerë dhe siç vuri në dukje ajo, Bryan Boy ishte i vetmi bloger me ngjyrë. Nuk kishte njerëz me ngjyrë për tu parë.
"E lodhur nga kjo. Kjo duhet të ndalojë!” shkroi Naomi Campbell në komentet e shfaqjes.
 Edward Enninful, redaktori i Vogue dhe një nga njerëzit me ngjyrë më të rëndësishëm në industrinë e modës, tregoi një ngjarje të njohur, por jo të lehtë për anëtarët BAME (njerëzit me ngjyrë, banorët e Azisë dhe minoritetet etnike) të komunitetit të modës.
Atij i ishte thënë që të përdorë një hyrje tjetër në momentin që donte të futej në shfaqjen e modës. Kjo për të ishte një retorikë raciale e njohur që thotë: "nuk ju lejohet këtu, në këtë hapësirë të bardhë". "Redaktorët, projektuesit, modelet, fotografët dhe sipërmarrësit me ngjyrë kanë hasur në beteja të mëdha në krahasim me kolegët e tyre në botën e modës," thotë Jenkins.
 Ajo thotë se ata janë të mbijetuarit e vërtetë që u është dashur të durojnë sjellje fyese dhe shtypje brenda mjediseve të punës.
 'Fashion and Race' paraqet një vizion të ri të modës. Një vizion që përfshin dizajnerë të harruar prej kohësh, pjesë e 'BAME' dhe do të tregojnë një histori tjetër të modës.
 Një nga seksionet, 'Profilet', do të tregojë figura të modës që kaluan pengesa si Patrick Kelly dhe Elizabeth Keckly.
"Ky do të jetë një hap shumë i madh që më vonë do më japë mundësinë të kontaktoj emra që kanë bërë histori, emra që ia kanë dalë dhe janë gati të tregojnë përvojën e tyre në botën e modës." tregon ajo.
Ndërsa në seksionin ‘Objektet që kanë rëndësi’ do të paraqiten artikuj që e tregojnë historinë e modës jo të plotë. Do ketë kopertina revistash dhe reklama që nuk kanë treguar fytyrën e vërtetë të modës.
"Çështja është të ndihmojmë shikuesin të dijë historinë e plotë"
 Jenkins thotë se ajo shpreson se kjo platformë "do të sigurojë një mjedis të rehatshëm dhe mbështetës për anëtarët e komunitetit BAME për të ndihmuar në zhdukjen e shtypjes racore."
 Ajo do të tregojë pjesën e bukur të qëndrueshmërisë dhe kreativitetit nga stilistët historikë (BAME), duke e shndërruar përfundimisht historinë e modës nga ajo që e njohim ne.
Burimi:The guardian\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë