Teknologji dhe Inovacion

Është koha e Europës Perëndimore për të përdorur trurin

Shtetet Europiane po kërkojnë të zgjidhin situatën e krijuar nga ekonomia e dëmtuar nga pandemia, por nën sipërfaqe, ndryshimet në ekonomi po shpërndajnë padrejtësisht “trurin” përgjatë Europës.

Në një studim të Nordic Capital dhe The Foreign Policy, është matur indeksi i vendeve të punës në katër industri që kërkojnë shumë njohuri (brain business) : sektori i teknologjisë, teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, shërbimet e avancuara dhe profesione me kreativitet.

Në përllogaritjen e qytetarëve nga 31 vende dhe 283 rajone të Europës të punësuar në “punë me tru” vihet re një shpërndarje e pabarabartë gjeografike.

Para pandemisë, punët që kërkojnë zgjuarsi po përhapeshin dhe po gjenin hapësirë në Europë. Mbi 500 mijë vende pune të tilla hapeshin çdo vit nga 2013-a në 2019-ën në shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegji, Islandë dhe Zvicër.

Gjatë 2020-ës, numri i punëve “të zgjuara” ra për herë të parë pas 5 viteve, në rreth 100 mijë të tilla. Përjashtim bënë vendet nordike, ku edhe pse në mesin e një pandemie shtuan 8.600 biznese “truri”. Kjo arsyetohet me rritjen konstante të ekonomisë në rajonin nordik në çdo periudhë.  

Ndonëse, përqëndrimi më i madh i këtyre biznesve është në Zvicër, Suedi, Holandë, Luksemburg dhe Danimarkë, rritja po përqëndrohet diku tjetër. Qipro ka rritur me 50% bizneset që kërkojnë tru, paralelisht, Sllovakia, Lituania, Bullgaria, Hungaria, Portugalia dhe Polonia e kanë zhvilluar këtë treg me 1/3. Estonia pak më pak se 1/3.

Sipas raportit, Hungaria dhe Estoni kanë numër më të madh të punësuarish në këtë kategori se sa vendet e pasura si Franca, Belgjika, Austria dhe Norvegjia.

Qyteti europian me më shumë të punësuar që punojnë “me tru” është kryeqyteti sllovak, Bratislava me 22% të të punësuarëve në vend.  Bratislava, Praga dhe Budapesti kanë numër më të lartë punonjësish në brain business se sa Londra.

Kostoja e ulët e punës dhe të rinjtë që orientohen drejt tregut të punës ka qenë ngacmimi për zhvillimin e punës së zgjuar në Europën Qendrore dhe Lindore. Estonia me vetëm 1.3 milionë banorë mban pozicionin e 10-të për brain businesses. Pak kohë më parë, Malta ishte një  ekonomi e pazhvilluar, por u rrit me zhvillimin e industrisë së lojrave online dhe blockchain-eve.

Ndoshta, zhvillimi në Estoni apo Maltë nuk i intereson botës, por ato po kalojnë shtetet si Franca që kanë mbetur në mbështetje të industrisë së vjetër dhe taksat e larta apo autoritetet burokratike kanë shkatërruar kreativitetin.

Rajoni nordik ka taksa te larta, por ka sistem më të hapur dhe mikpritës për metodat e reja.

Kështu, Europa Qendrore dhe Lindore po rrisin inovacionin në të gjithë Europën, duke i lënë hapësirë dhe Europës Perëndimore për bashkëpunim.

Diferenca në fushën e teknologjisë midis Europës, SHBA-së dhe Kinës është akoma e madhe. Në listën e miliarderëve të Forbes 2020, SHBA-ja posedonte 614 nga 604 emra në një vit më parë, ku shumica ishin emra të fushës së teknologjisë dhe të sektorëve të tjerë me përdorim intensiv të trurit. Kina kishte 389 emra nga 324 në një vit më parë. Ndërkohë, numri i miliarderëve nga Europa ishte në rënie.

Gjithsesi, e ardhmja e sipërmarrjeve europiane duket e shndritshme, duke u mbështeur në vetë konkurencën midis shteteve. Që nga nisja e civilizimit Europian, Rilindja dhe Revolucionit Industrial, formula magjike e fitimit ka qenë konkurrenca midis fqinjëve.

Burimi: The Foreign Policy


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë