Muzike

Ermonela Jaho, kandidate për çmimin International Opera Awards 2023

Ermonela Jaho garon mes 5 sopranove të tjera për të fituar çmimin prestigjioz International Opera Aëards 2023.

Këto çmime ndahen çdo vit për të vlerësuar ekselentët e mbarë botës, në këtë fushë të artit. Një nga këto çmime, sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, e ka fituar edhe në 2016-ën.

Për herë të parë çmimet International Opera Awards u dhanë në 2012-ën dhe kishin si qëllim:

Të ngrenë profilin e operës si formë arti.

Të njohin dhe të shpërblejë suksesin në opera.

Të gjenerojnë fonde për të siguruar bursa për talentet aspirante në opera nga e gjithë bota.

Gjatë gjashtë viteve të fundit International Opera Awards ka mbledhur fonde për Fondacionin e Çmimeve Opera për të mbështetur bursa për pothuajse 100 artistë aspirantë, duke përfshirë këngëtarë, regjisorë, dirigjentë etj.

Gjykimi i International Opera Awards kryhet nga një juri profesionistësh të industrisë, të kryesuar nga redaktori i revistës “Opera”, John Allison.

Për katër ditë me radhë, nga data 2 deri më 5 tetor, Ermonela Jaho ishte në Shqipëri ku priti talentet e rinj në masterclassin që u mbajt falas në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me synim përgatitjen e tyre jo vetëm për skenën shqiptare, por dhe atë të huaj.

Ndryshe nga disa muaj më parë ku pjesëmarrja në masterclass-in e mbajtur nga sopranoja e njohur me famë botërore Ermonela Jaho ishte e ulët, këtë herë numri i pjesëmarrësve ka qenë më i lartë dhe me një gjeografi të shtrirë nga Franca, Italia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë