Dosje

Erion Alibej rrëfen vrasjet e Ramazanit dhe të Runajt (për 30 mijë euro): I thashë Xhulianos pa zhurmë, me thikë!

Gazeta Si – I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, gjatë dëshmisë së tij për dy vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në vitin 2020, pjesë e dosjes kriminale të njohur si “Plumbi i Artë”, ka pohuar se viktimat ishin miq të afërt me Talo Çelën, të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Sipas Alibejt, Ramazani dhe Runaj kanë marrë pjesë si informatorë në atë që njihet si masakra e Bradasheshit në vitin 2018, ku mbeti i vrarë edhe vëllai i Erionit, Endrit Alibej.

Informacionet për lëvizjet dhe aktivitetet e Ramazanit, sipas tij, vinin nga persona të ndryshëm, përfshirë Ardjan Çollakun dhe Xhuljan Hoxhën. Ai komunikonte me Xhuljanin për të monitoruar Ramazanin, i cili rrinte shpesh në palestër.

“Nuk është që kishte një plan konkret. Emiljano Ramazani ka qenë njeri shumë i afërt i Talo Çelës, Milael Qoses. Ka qenë njeri aktiv dhe unë kisha informacione pafund për Emiljano Ramazanin. Informacionet i merja në rrugë te ndryshme, nga njerëz të ndryshëm. Ardjan Ccollaku, Xhuljan Hoxha më jepnin informacion si dhe shumë persona të tjerë. Kam komunikuar me Xhuljan Hoxhën që të shkonte ta ruante te palestra se rrinte shumë kohë në palestër. Emiljano Ramazani ka qenë gjithë kohën në vëzhgim deri kur u bë ekzekutimi. Unë dhe Xhuljano komunikonim në aplikacionin Sky Ecc”.

Sipas tij, udhrin e ekzekutimit për Runajn, e ka dhënë vetë Alibeaj, e për këtë gjë, ai ka komunikuar me të penduarin tjetër të drejtësië, Nuredin Dumani, e që së bashku janë dakrdësuar për “kryerjen e kësaj pune”.

Më tej, Alibeaj sqaron se do të ishte Xhuliano Hoxha personi që do të kryente vrasjen, por duhej ta bënte “pa zhurmë”, duke e “këshilluar” që ta bënte me thikë.

Alibeaj, i kishte premtuar Hoxhës 30 mijë euro për ekzekutimin e Runajt, siç shpjegon vetë në sallën e gjyqit i penduari i drejtësisë.

Sipas tij, këtë shumë ia ka dhënë Hoxhës pjesë pjesë, ndërsa kur ky i fundit është arrestuar, bashkëshortes së tij i ka çuar 25 mijë euro.

Sa i përket Regis Runajt, i penduari thekson se “e njihja si informator dhe njeri shumë të afërt të vëllezërve Çopja dhe të Mikael Qoses. Njerëz që ishin në vijmësi të krimeve që i kishin bërë familjarëve të mi. Për ekzekutimin e Regis Runajt, vendimin e kam diskutuar me Nuredinin (Dumanin). I dergova dhe një mesazh Xhuljan Hoxhës, sepse ai më është vetëofruar për ekzekutimin e Regisit. Urdhrin për ekzekutimin e Regis Runajt e dhashë unë, duke marrë dhe mendimin e Nuredin Dumanit, komunikonim bashkë”.

Gjatë dëshmisë së Alibejt ndërhyn dhe Xhuljan Hoxha, i akuzuar për ekzekutimin e Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020-ës duke e pyetur të penduarin e drejtësisë:

Xhuliano Hoxhaj: Ishe ti apo Nuredini?

Alibej: Isha unë. Kam komunikuar me Nuredinin dhe i kam thënë si mendon.

Avokati: Kush do ta kryente?

Alibej: Xhuliano Hoxha. Unë i kam thënë, mundohu ta bësh me thikë, që të mos bësh shumë zhurmë. Ishin edhe shokë dhe nuk doja të bëhej zhurmë, edhe kështu veproi. Xhuliano Hoxha ra dakord direkt ta bënte. Nuk e mbaj mend mirë nëse vrasjen e dëgjova në radio, apo ma komunikoi Xhuliani në fillim. E kam takuar të nesërmen Xhulianon. Mesa kujtoj ka q… Për Regis Runajn dhe shërbimet që ka bërë i kisha premtuar Xhulianit 30 mijë euro. Ia kam dhënë pjesë – pjesë, madje e kam kaluar shumë herë. Kur u arrestua i kam çuar bashkëshortes së tij 25 mijë euro. Xhuliano Hoxha shoqërohej gjithë kohën me Eugen Halilin. Nuk di që Halili të ketë pasur telefon të enkriptuar. Për informacionet që më jepte Xhuliano i kam thënë, të më bënte një listë, pasi kishte emra, targa makinash. I thashë, më bëj një listë. Atë listë ia kam çuar Leonard Palushit. Xhuliano nuk e ka njohur kurrë Nuredinin. Nuk kanë pasur asnjë kontakt. Unë Xhulianos i lidha një avokat nga Vlora. Unë atë merak kisha, që ai të mos fliste me drejtësinë, sepse ai bënte ato presionet.

I pandehuri Xhulian Hoxha: A i ke dhënë Kel Piut 20 mijë euro.

Alibej: Po ia kam dhënë

I pandehuri Xhulian Hoxha: Çfarë fotoje të ka sjellë ai ty?

Alibej: Nuk e mbaj mend.

I pandehuri Xhulian Hoxha: Si e ka pasur ai foton në SKY?

Alibej: Nuk mbaj mend të kem folur ndonjëherë me të në SKY. Nuk ishte i besueshëm për mua. Ai më ka dhanë informacione për Gentian Shabën, por ja merrja me rezerva. Më ka treguar për takime të vëllezërve Çala me Mikael Qosen. A të niste Kel Piu foto nga kamerat e palestrës së vet?

Xhuliano Hoxha: Jo, jam unë që kam vendosur kamera tek kryqëzimi para palestrës dhe kam marrë korrent tek ai. Informator i Alibejt ka qenë Kel Piu dhe jo unë. Bëhu spiun i talentuar o Tomaso Busheta.

GJKKO-ja, mori të pandehur 20 persona të implikuar në një seri vrasjesh, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Ky i fundit i pari në listën e SPAK si autor i 9 vrasjeve dhe tentativave për vrasje, si dhe 3 episode të vjedhjeve me dhunë.

Si bashkëpunëtorin kryesor të tij në shumë prej këtyre ngjarjeve, gjykata mori të pandehur Henrik Hoxhajn.

Pas tij, Skerdi Tase dhe Erion Alibej, dy bashkëpunëtorë të tjerë të drejtësisë në këtë dosje, gjithashtu akuzohen për një numër të lartë krimesh të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Nuredin Dumanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë