Nga Gazeta ‘SI’ – Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar se fasha 800 KWh e energjisë do të qëndrojë në fuqi për muajt nëntor-dhjetor 2022 dhe çmimi shkon në 44 lekë për çdo kilovat të shpenzuar përtej 800 do të aplikohet për të njëjtën periudhë.
Bordi i ERE thekson se çmimi do të mbetet në rishikim periodik sipas kërkesës së Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe vlerësimet e KESH për situatën energjetike dhe mundësinë e tyre për të mbuluar kostot e blerjes së energjisë.
ERE e pezulloi në fillim të muajit tetor fuqizimin e fashës me propozim të qeverisë dhe FSHU-së, sipas të cilëve situata hidrike ishte përmirësuar bashkë me kërkesën për energji.
Rikthimi i fashës energjetike hodh si ide nga ministria e Energjisë në pranverën e këtij viti, kur Shqipëria importonte energji me 500 euro për kilovat dhe kasakada e Drinit po vuante mungesën e reshjeve, duke prodhuar shumë më pak elektricitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.