Një shtjellë ciklonike e krijuar në Mesdhe do të ndikojë territorin e Shqipërisë duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm me rreshje shiu dhe Erë të fortë në detin Jon për ditën e sotme.
E Shtunë, 23 Tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën Jug-perëndimore . Era do të jetë me intesitet të larte me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 10/20°C
Zona e ulët 14/25°C
Zona bregdetare 16/23°C
Kosova, e Shtunë, dt 23 Tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 19°C .
E Diel, 24 Tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu lokale në Jug. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore.
Temperaturat:
Zona malore 8/18°C
Zona e ulët 10/24°C
Zona bregdetare 13/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




