Media Galeri

Erdogan mbërrin në Shqipëri, Rama e pret në pistën e aeroportit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Rinas ku është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Pas zbritjes së tij nga avioni, Erdogan është pritur me përqafime nga Rama, ndërsa ka pasur edhe shumë qytetarë në Rinas të cilët e kanë pritur presidentin turk me flamuj në duar. Ceremonia e mikpritjes u mbajt në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ndërsa vizita do të nisë nga qyteti i Laçit, aty ku është finalizuar projekti i rindërtimit të lagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë