Mes agjendës së ngjeshur të vizitës së Presidentit Erdogan në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama i shkëputi pak minuta kohë për t’i dhuruar një punim artistik të punuar nga vetë ai.
“E kam bërë vetë me këto dy duar”, i thotë Rama Erdogan.
Kryeministri ka hedhur në rrjetet sociale një video të shkurtër nga momenti i dorëzimit të veprës te Presidenti turk. Erdogan shfaqet i habitur dhe i drejtohet përkthyesit duke i thënë që qënka e mirë?.
“Jam artist serioz unë! Si…!”, i përgjigjet Rama.
Më pas, Kryeministri i kërkon që ta ruajë veprën në shtëpi duke i thënë se ka vënë re që Zonja e Parë e Turqisë, bashkëshortja e Erdogan e kupton më mirë artin e tij se sa Presidenti turk.
“Do ta mbaj dhe ta ruaj në vendin më të mirë”, i thotë Erdogan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


