Ngjarje

Erdogan bekon dasmën e Ozil në brigjet e Stambollit

Dashuria 5-vjeçare mes futbollistit të mirënjohur, Mesut Ozil dhe aktores turke Amine Gulse është kurorëzuar me një dasmë përrallore në brigjet e detit “Marmara” në Stamboll. Çifti i njohur i show bizit ishin prej shumë kohësh bashkë, por vetëm tani në qershor vendosën që të hedhin këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

https://www.instagram.com/p/Bya2civHQzE/?utm_source=ig_web_copy_link

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve përveç pamjeve spektakolare të dasmës ka qenë edhe prezenca e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ky i fundit bashkë me gruan e tij ka bekuar dasmën e çiftit, duke marrë pjesë në ceremoninë e celebrimit.

https://www.instagram.com/p/BybJkhMntWl/?utm_source=ig_web_copy_link

Ozil dhe Erdogan në dy vitet e fundit janë afruar shumë me njëri tjetrin. Që pas tërheqjes së Mesut Ozil nga kombëtarja e Gjermanisë, raportet mes të dyve janë bërë edhe më të ngushta. Dy vite më parë një takim i Ozil me Erdogan para një ndeshje të Gjermanisë, krijoi njqë polemikë të fortë në mediat europiane.

Foto nga dasma e Ozil:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë