Lojëra me Dore

Erblira Bici ikën nga Roma pas dy vitesh, gati për një aventurë të re

Gazeta Si - Erblira Bici i jep lamtumirën Romës. Volejbollistja më e mirë shqiptare, kapitene e Kombëtares, ka vendosur të largohet nga kjo skuadër pas dy vitesh, ku sezoni i fundit ishte pothuajse perfekt.

Me një postim të gjatë në rrjetet sociale, Bici ka bërë të ditur vendimin e saj. Mes të tjerash volejbollistja thekson se e ka shumë të vështirë të largohet nga një skuadër, ku ishte protagoniste absolute, por tashmë ka vendosur për një zgjedhje tjetër profesionale.

Erblira nuk e bën të ditur emrin e skuadrës së re, që mbetet të zbulohet në vazhdim. Karriera e saj është e lidhur me Italinë, ku ka luajtur për disa skuadra dhe ka arritur të fitojë trofe. Ajo ka spikatur sezonin e fundit me Romën, duke qenë lojtarja më e mirë e skuadrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë