Ka ndodhur

Era e rëndë alarmoi banorët, gjendet një trup i pajetë në Fier

Një trup i pajetë është gjendur në një godinë të braktisur në lagjen “Kastrioti” në Fier.
Mësohet se viktima është një burrë me inicialet J. P.
Dyshohet se trupi është i dekompozuar dhe mund të ketë dy ose tre javë më shumë në këtë vend. Ka qenë era e rëndë e cila ka alarmuar banorët dhe punonjësit të cilët kanë qenë duke punuar për riparimin e një rrugë.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi është larguar nga banesa e tij më datë 26.03.2022.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë