Ka ndodhur

Era e fortë shkakton ortek në Qafë Thore, bllokohet rruga

Gazeta Si - Era e fortë gjatë orëve të natës ka shkaktuar ortek në zonën e tuneleve në Qafë Thore në qarkun e Shkodrës.

ARRSH thotë se po punohet për hapjen e këtij segmenti për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë në disa akse rrugore ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës, të cilat janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes.

ARRSH shton se reshje me intensitet të ulët kanë përfshirë vendin. Në akset Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë, ka pasur rënie gurësh e inertesh në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë