Muzike

Enrique Iglesias mbyll karrierën me albumin e fundit

Këngëtari spanjoll Enrique Iglesias ka pasur një karrierë të gjatë tre dekadat e fundit, me çmime të panumërta dhe këngë që kryesuan listat. Iglesias u ‘shpall’ si Mbreti i Popit Latin në SHBA dhe vazhdoi trashëgiminë e babait të tij Julio Iglesias. Por në vitin 2021, ai publikoi ‘Final (Vol. 1)’, pjesën e parë të albumit të fundit të karrierës së tij. Tani, më shumë se dy vjet më vonë, ai po mbyll zyrtarisht kapitullin me Final (Vol. 2).

Albumi përmban 10 këngë nga zhanre të ndryshme të muzikës

Ky projekt muzikor është një shembull i ndërthyrjes së disa zhanereve muzikore në 10 këngë. Ka edhe bashkëpunime me artistë si Miranda Lambert, Maria Becerra, Yotuel, Belinda dhe El Alfa.

Tre nga këngët e albumit aktualisht dominojnë listat në Shtetet e Bashkuara.

Fituesi i Grammy-t kryesisht këndon në spanjisht në album duke zgjedhur të respektojë edhe gjuhën e tij amtare. Më herët vetë artisti kishte paralajmëruar se do të kishte një album final me të cilin priste edhe t’i jepte fund karrierës në muzikë.

Iglesias ka vënë në dukje se ai nuk po zhduket përgjithmonë dhe mund të publikojë këngë por Final (Vol. 2) mbyll kapitullin e krijimit të albumeve. Mbetet e paqartë nëse ai do të nisë një turne të fundit lamtumire.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë