Media Galeri

Energjia rrit edhe çmimin e patateve të skuqura në Belgjikë

Belgët duhet të harxhojnë më shumë për ushqimin e tyre të preferuar, patate të skuqura, për shkak të rritjes së kostove të energjisë, mallrave dhe punës.

Belgjika është eksportuesi më i madh në botë i patateve të skuqura dhe produkteve të tjera të patates së ngrirë, me 5.3 milion ton patate të përpunuara në vit dhe dërguar klientëve në më shumë se 160 vende.

“Patatet e skuqura janë një produkt kaq i rëndësishëm për Belgjikën, natyrisht, emocionalisht kur ke një rritje prej 10 ose 20 centësh një porcion është zemërthyese, shumë më tepër se për një makinë larëse apo një palë këpucë”, thotë Bernard Lefevre, president i sindikatës kombëtare nga prodhuesit e patate të skuqura.

Për Bertrand Balasi, i cili shërben patate të skuqura nga kioska e tij në një tramvaj të vjetër në Bruksel, rritja e çmimit është e pashmangshme.

“Ka rritje të çmimeve për shumë gjëra qofshin ato të yndyrës, patateve, energjisë. Pra, edhe pse e dimë se çmimi i patateve të skuqura është simbolik, na duhet t’i rrisim ato për të qenë në gjendje të vazhdojmë të shesim një produkt cilësor”, Balasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë