Nga Gazeta ‘SI’ – Kostot e Ndërtimit u rritën në fund të vitit 2023, duke shënuar 4.1% në indeks, ndikuar më së shumti nga çmimet e rritura të energjisë dhe rritja e pagave.
Sipas të dhënave nga INSTAT, vetëm energjia u shtrenjtua me 9% dhe pagat u rritën me 4.5%. Transporti dhe “kosto të tjera” u rritën me 4% secila. Materialet u shtrenjtuan me 3.3%, por ato hidrosanitare dhe të ventilimit, u shtrenjtuan me 4.4%, ato të ndërtimit me 3.4% dhe elektrike me 2.1%.
Nga tremujori i tretë në të katërtin, indeksi i kostove të ndërtimit u rrit me 0.7%, përsëri orientuar nga energjia, pagat dhe transporti.
Indeksi arriti kulmin në mesin e 2022-shit, kur për shkak të luftës në Ukrainë pati një rritje globale çmimesh për materialet ndërtuese. Efektet u pasqyruan shpejt në tregun imobiliar. Dy vite më vonë, ka pasur një stabilizim të rritjes, por asnjëherë rënie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.