Shendet

Endometrioza, sëmundja që nuk ka shërim

Rreth 10 për qind e femrave në botë përfshihen në gjendjen, ku kanë dhimbje të pakuptueshme në pjesë të ndryshme të trupit, e cila cilësohet si një dhimbje e pakuptueshme dhe nuk ka kurë.
Përgjithësisht këto dhimbje fillojnë tek vajzat e reja kur janë adoleshente. Ato përngjajnë me dhimbjet e menstruacioneve nga të cilat fillojnë edhe dhimbjet e tjera. Sëmundja e pakuptueshme është cilësuar nga mjekët si endometriozë. Kjo sëmundje është një gjendje gjinekologjike e lidhur me menstruacionet ku inde të ngjashme me ato të mitrës gjenden edhe në pjesë të tjera të trupit.

Simptomat përfshijnë dhimbje të rënda dhe periudha të gjata lodhjeje. Në të gjithë botën janë cilësuar 176 njerëz të prekur nga kjo sëmundje. Një studim në 10 vende të ndryshme të SHBA zbuloi se të diagnostikuarit me këtë sëmundje harxhonin çdo vit 9.579 euro, për kujdesin shëndetësor.
"Ka dëshmi mjekësore që tregojnë se dhimbja mund të ndryshojë sistemin tuaj nervor qendror dhe mënyrën se si të prekurit reagojnë ndaj sëmundjes, duke i bërë më të ndjeshëm nga të gjitha sëmundjet e tjera kronike,” thotë Katy Vincent, një pedagog në Universitetin e Oksfordit.

Gratë që mund të vuajnë nga kjo sëmundje, kanë simptoma si dhimbja akute e legenit dhe lodhje të vazhdueshme pa ndonjë shkak të dukshëm fizik. Kjo mund të duket e çuditshme, por është një gjendje shëndetësore e përjetuar vetëm nga gratë.
Zbulimi i endometriozës është kryer nga shkencëtari çek Karl Von Rokitansky në vitin 1860 dhe zbulimet të tjera të vazhdueshme kanë mbështetur idenë e tij. Në kohët e lashta endometrioza shpesh ngatërrohej me sëmundjet mendore, si histeria, por keqkuptimi i kësaj sëmundjeje vazhdon të ekzistojë edhe në mjekësinë moderne, sepse është një sëmundje që nuk merret e mirëqenë. Shkaku i endometriozës nuk dihet, e vetmja gjë që dinë mjekët është se nuk ka shërim.
Shpesh sëmundja merr shumë kohë për t’u diagnostikuar dhe mënyra më efikase për një diagnostikim të saktë kryhet vetëm nëpërmjet laparoskopit (një formë të kirurgjisë invazive minimale ku mundësohet shikimi i organeve të brendshme të organizmit dhe kryerja e një sërë operacioneve).
Një sondazh, gjatë vitit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili përfshinte gratë të cilat ishin mbartëse të kësaj sëmundje, rezultoi se 40% e tyre ishin vizituar të paktën 20 herë te mjeku përpara se t’i referoheshin një specialisti.

Për shkak se zhvillimi i endometriozës kontrollohet nga estrogjeni, trajtimet hormonale janë shpesh kura e parë që jepet nga mjekët, por që nuk janë efikase për këtë sëmundje. Një tjetër studim i vitit 2016 nga hulumtuesit në Danimarkë zbuloi se gratë që përdorin kontraceptivë hormonalë kishin më pak gjasa të prekeshin nga kjo sëmundje.
"Ilaçet për endometriozën janë tërësisht të fokusuara në hormonet, por ne kemi nevojë për diçka tjetër, sepse dihet tashmë që ilaçet hormonale nuk funksionojnë te shumë gra,” thotë Krina Zondervan, pedagoge e epidemiologjisë riprodhuese në Universitetin e Oksfordit.
Të prekurit nga kjo sëmundje, gjatë gjithë kohës po rriten dhe specialistët po përpiqen të gjejnë një kurë të posaçme për endometriozën. Por ndërsa pacientët presin që sistemi mjekësor ta kryejë këtë zbulim, simptomat e tyre ende keqkuptohen dhe ato diagnostikohen me sëmundje të tjera të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda mendore dhe fizike të shëndetit. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë