Mode

Emporio Armani feston 40 vjetorin me një koleksion të lehtë të pranverës

Dizajneri italian Giorgio Armani prezantoi një koleksion të lehtë të Emporio Armani për gra dhe burra në Javën e Modës në Milano të enjten.

Shfaqja e pasarelave pranverë/verë 2022 që shënoi dhe 40-vjetorin e markës, paraqiti një sërë veshjesh si xhaketa dhe kostume të ngjashme me pizhamat në materiale të buta. Emporio Armani shihet si një markë më rinore sesa linja kryesore e dizajnerit veteran Giorgio Armani.

Armani, 87 vjeç, filloi shfaqjen e pasarelave me nuanca të buta deve, gri, bezhë, rozë që u shndërruan në blu, jeshile dhe të kuqe më të guximshme. Veshjet e mbrëmjes përbëheshin nga fustane vezulluese dhe disa modele kishin printime dhe dekorime me lule.

Në një intervistë Armani tha se Emporio Armani, logoja e të cilit është një shqiponjë, kishte "evoluar shumë" gjatë dekadave.

“Emporio Armani sot është jashtëzakonisht i larmishëm, në përputhje me kohët, të cilat kanë ndryshuar," tha ai.

Java e Modës në Milano, e cila është një përzierje e shfaqjeve fizike dhe prezantimeve dixhitale këtë sezon pas një edicioni virtual në shkurt për shkak të pandemisë Covid-19, zgjat deri të hënën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë