Media Galeri

Empatia e Zhoao Pedros për Kurtiç, ja pse futbolli s’është thjesht një sport!

Emocionet që të fal futbolli janë të jashtëzakonshme, jo më kot është sporti më popullor në mbarë botën. Nuk është thjesht dhe vetëm një sport, por shumë më shumë, e tregon më së miri fotoja e kapitenit të Kaljarit, teksa ngushëllon kundërshtarin pas humbjes dramatike.

Deri në minutën e 90-të, Parma fitonte 2-3 në fushën e Kaljarit, por në shtesë pësoi 2 gola, u mund 4-3 dhe shanset për qëndrimin në Serinë A janë pakësuar ndjeshëm. Jasmin Kurtiç e kuptoi këtë sapo arbitri vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes. Slloveni shpërtheu në lot dhe u shtri në fushën e “Sardegna Arena” i dëshpëruar.

Kapiteni i Kaljarit ngushëllon kundërshtarin pas humbjes. Gazeta Si, 18 prill 2021

Në këtë moment ndodh një skenë që transmeton vlerta e vërteta të sportit: Zhoao Pedro, kapiteni i Kaljarit, ulet pranë tij për ta ngushëlluar. Një kapiten i vërtetë, një njeri sporti i vërtetë, që respekton kundërshtarin dhe kupton atë që ai po përjeton. Fotot e këtij momenti kanë pushtuar rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë