Ngjarje

Emigrantët bllokuar në kufij zgjohen mes dimrit e borës

Qindra emigrantë në kampet e ngritura në kufijtë e Bosnjes dhe Serbisë u zgjuan të hënën mes shiut dhe dëborës së fuqishme, ndërkohë që moti po përkeqësohet dita ditës.

Shumë prej tyre, që vinin nga klima e nxehtë, panë për herë të parë borë në jetën e tyre.

Disa nga emigrantët dhe refugjatët në Kljuc dhe Velika Kladusa po qendrojnë në çadra të improvizuara, megjithëse mediat lokale thonë se shumica e tyre do të zhvendosen në një fabrikë të vjetër.

Sipas Shërbimit për Punë të Jashtme, këtë vit, në fillim të nëntorit, Bosnja kishte regjistruar arritjen e 21,163 emigrantëve dhe refugjatëve. Më shumë 19 mijë e tyre kanë shprehur synimin për të kërkuar azil në Bosnje, por vetëm 1,314 kanë paraqitur kërkesa aktuale. Deri më tani, asnjë prej tyre nuk është miratuar.

E gjendur në këtë situatë të vështirë, qeveria e Bosnjë Hercegovinës është detyruar të ngrejë një sërë kampesh te reja për të përballuar fluksin e refugjatëve. Shumica e tyre synojnë të kërkojnë azil brenda BE-së, por plani i Brukseli për të mbyllur kufijtë e kontinentit, mund të rezultonte fatal për Bosnjën, e cila do të shndërrohej në strehën kufitare të kontinentit.

Në fillim të qershorit, Komisioni Europian ra dakord t’i japë Bosnjës 1.5 milion euro për ta ndihmuar në përballimin e valëve të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në BE. Si një pjesë kryesore e rrugës së emigrantëve drejt Europës Perëndimore, Bosnja vendosi të ngrejë një kamp refugjatësh në Velika Kladuša, pranë kufirit me Kroacinë.

Kryeministri Denis Zvizdiç paralajmëroi gjithashtu se ishte kundër përpjekjeve të Bashkimi Europian dhe Kroacisë për ta kthyer Bosnjën në pikën e ndalimit të refugjatëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë