Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të mblidhet për të diskutuar autorizimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për BE më herët sesa ishte planifikuar, më 21 dhjetor.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e mirëpriti njoftimin, duke theksuar se me shumë gjasë, evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020
“Çdo ditë ka rëndësi, ne punojmë shpejt për të licensuar vaksinat Covid si të sigurta dhe efektive. Unë e mirëpres vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave për të mbajtur një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve. Më shumë gjasa, evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, shkruan Presidentja e KE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje