Shendet

EMA miraton vaksinën Johnson & Johnson


Vaksina e Covid-19 Johnson & Johnson (J&J) është miratuar nga rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian, duke hapur rrugën për prodhimin e sasive që do të duhen për të forcuar fushatën e vaksinimiy.
Agjencia Evropiane e Barnave rekomandoi që BE të miratojë vaksinën për moshën 18 vjeç e lartë. Tashme mbetet që Komisioni Evropian tani duhet të vulosë vendimin përpara se produkti të shpërndahet.
Raportohet se vaksina mund të ndihmojë vendet të rrisin kapacitetet për imunizimin. Vaksina mund të ruhet në frigorifer për periudha të gjata, ndryshe nga dy nga tre vaksinat e tjera të disponueshme në BE dhe logjistika e injektimit të një doze të vetme është shumë më e thjeshtë.
BE ka blerë 200 milion doza të vaksinës, me premisë për të marrë edhe 200 milion të tjera. Komisioni kishte thënë që më parë dërgesat pritej të fillonin në fillim të prillit, por është lajmëruar që mund të ketë vonesa. Në një takim të ambasadorëve të BE të mërkurën, diplomatëve u tha se J&J ende nuk ka treguar një datë për shpërndarjen e vaksinës.
J&J është vaksina e katërt që miratohet në rajon pas AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, Pfizer Inc dhe BioNTech SE dhe Moderna Inc.
"Rekomandimi i EMA është një moment historik për Johnson & Johnson dhe për botën", tha Paul Stoffels, zyrtari kryesor shkencor i J & J, në një deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë