Ana e errët

Elona Kalesha dënohet me 30 vjet burg për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit në Itali. Prokuroria: S’pati mëshirë

Gazeta Si - Tridhjetë vjet burg. Ky është dënimi i vendosur nga Gjykata e Firences për Elona Kaleshën, 39-vjeçaren shqiptare, e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho.

Të zhdukur në nëntor 2015, eshtrat e çiftit shqiptar u futën në katër valixhe dhe u gjetën në një fushë midis burgut Fipili dhe Sollicciano, në dhjetor 2020.

Prokuroret e çështjes, Ornella Galeotti dhe Beatrice Giunti kishin kërkuar burgim të përjetshëm për Elonën.

LEXO EDHE:
- Hipoteza tronditëse, nusja masakroi çiftin Pasho në Itali pasi ishte shtatzënë me një tjetër
- Vrasja e çiftit Pasho në Itali, Elona Kalesha 7 orë para hetuesve: Ish-i im e dinte për shtatzëninë

“Elona nuk kishte mëshirë për viktimat që i kishin besuar, - thanë ato gjatë seancës. – Motivi, i cili nuk kërkohet me ligj, nuk dihet me siguri: mund të ishin paratë, inati që ndjente ndaj tyre, ose nevoja për të fshehur një marrëdhënie sekrete ose shtatzëni”.

Dënimi

Gjykata e Lartë e dënoi Elona Kaleshën për vrasje të dyfishtë me dashje, por e riklasifikoi krimin e përbuzjes, më atë të përçudnimi të kufomës.

Më tej, Kalesha do të duhet të dëmshpërblejë edhe fëmijët e bashkëshortëve Pasho dhe vëllait të Shpëtimit, të cilët i ishin bashkuar palës civile me avokatët Filippo Viggiano, Cristina Masetti, Eleonora Rossi, Elisa Baldocci.

Megjithatë, në pritje të vendimit të gjykatës civile për masën e dëmshpërblimit, ajo do të duhet të paguajë një shumë provizore të detyrueshme menjëherë prej 800,000 eurosh për familjarët e Teuta dhe Shpëtim Pashos dhe 5,000 euro për shoqatën kombëtare “Penelope Italy”, e  ndihmuar nga avokatja Daica Rometta.

Taulanti hesht pas vendimit

Pas leximit të vendimit, Taulant Pasho, ish i dashuri i Elona Kaleshës ka heshtur. "Nuk është koha për të folur", - pëshpëriti ai, përpara se të largohej nga salla me motrat e tij.

“Gjatë hetimit, – thonë avokatët Masetti dhe Rossi, – kishin dalë të dhëna të sakta kundër Kaleshës, duke nisur nga deklaratat që ajo bëri në nëntor 2015 kur karabinierët po hetonin zhdukjen e çiftit Pasho. Në sallën e gjyqit ka rezultuar e rëndësishme dëshmia e pronarit të banesës në rrugën ‘Fontana’”.

Sipas avokatëve mbrojtës të aj, Elona Kalesha duhej të shpallej e pafajshme, pasi në bazë të gjetjeve të provave “nuk dihet nëse ka vrarë, me kë do të kishte vrarë dhe pse do të kishte vrarë”.

Zhdukja e çiftit Pasho, i cili mbërriti në Itali për të takuar djalin e tyre Taulanti, i cili do të dilte nga burgu në Firence mëngjesin e 2 nëntorit 2015, është denoncuar nga vajza e çiftit, Vitore, te karabinierët e Castelfiorentino. (Firence), ku jeton dhe ku janë varrosur prindërit e saj.

Për hetuesit, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndoshta mbrëmjen e para daljes së Taulantit nga burgu, në banesën në Firence, në via Fontana, të cilën Elona e kishte marrë me qira për prindërit e të fejuarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë