Teknologji dhe Inovacion

Elon Musk heq dorë nga Bitcoin, 400 mld $ humbje

Elon Musk, drejtori i Tesla njoftoi se kompania do të ndërpresë metodën e pagesës me Bitcoin.

Në një postim në rrjetin e  tij social Twitter, Musk tha se Bitcoin shpenzon shumë energji për transaksionet e tij dhe kjo është shqetësuese.  Ai la të kuptohej që ndoshta mund të marrë kriptomonedha të tjera që mund të shpenzojnë më pak energji dhe se Bitcoin që posedon kompania nuk do të shiten.

Kriptomonedha më e famshme në botë ra me 15% brenda pak orëve duke shkuar në 46 mijë dollarë për monedhë dhe duke humbur 365 miliardë dollarë në vlerë tregu. Etheri dhe Dogecoin,  gjithashtu pësuan rënie brenda pak orëve.

Vendimi i Musk vjen pas investimit me 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin dhe më pas pranimin si formë pagese për kompaninë Tesla.

Burimi:Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë