Mode

Ellie Goldstein, vajza me sindromën Dawn modele e Gucci

Modelja Ellie Goldstein ka disa ditë që njihet nga të gjithë. Arsyeja? Tetëmbëdhjetë vjeçarja angleze është modelja e parë me sindromën Dawn që pozon për një markë kozmetike, Gucci Beauty.

Për kompaninë e tij Gucci, Alessandro Michele thotë se gjithmonë ecën me sloganin “bukuria është gjithëpërfshirje.” Kjo është dhe arsyeja pe ai ka zgjedhur pikërisht Ellie Goldstein si modelen që prezanton rimelin më të ri nga Gucci, L’Obscur.

Ellie ka qenë gjithashtu pjesë e Nike dhe Vodafone. Ajo është studente e Arteve performuese në kolegjin Redbridge dhe është pjesë e “Zebedee” fondacion i specializuar për njerëz me aftësi të kufizuara.

Fondacioni është unik në llojin e tij dhe promovon gjithëpërfshirje përmes modeleve të reja të bukurisë. "Modelet tona janë të bukura me çdo gjë që kanë dhe nuk kanë." deklaron Zebedee.

"Me talent dhe bukuri nuk ka rëndësi sa këmbë keni ose me cilin sindromë keni lindur. Besimi ynë është të ripërcaktojmë perceptimin e bukurisë, paaftësisë dhe diversitetit, me mundësitë dhe mbështetjen e duhur nga ata që besojnë tek ne, ne mund t'i bëjmë gjëra të mrekullueshme t'u ndodhin njerëzve të mrekullueshëm".

Grimi i Ellie Goldstein në fushatën Gucci Beauty është jashtëzakonisht minimal për të nxjerrë në pah fytyrën e saj prej ‘porcelani’. Vetëm një ngjyrë rozë të lehtë në mollëza dhe një shkëlqim transparent në buzët e saj. Vetullat janë të natyrale (vetëm janë krehur siç është trendi sezonal) dhe qerpikët janë të sajat pa asnjë ndërhyrje.

Burimi:Io donna\Përktheu Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë