Lojëra me Dore

Eliminim i bujshëm i Federer që në turin e 2-të, nuk ndodhte prej 20 vjetësh

Ka përfunduar me një eliminim të bujshëm në fazën e 1/8-ave rrugëtimi i Roxher Federerit në turneun ATP të Halle, në Gjermani, i pari i këtij sezoni në fushat me bar për tenistin zviceran.

Federer është eliminuar nga kanadezi Feliks Auger-Aliasme, numri 21 i renditjes. Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-6, 6-3 dhe 6-2 në favor të kanadezit dhe zgjati 1 orë e 47 minuta. Novak Gjokoviç, i cili sapo ka fituar Roland Garros, është vetëm një Slam larg Roxher Federerit dhe Rafael Nadalit.

Roxher Federer. Gazeta Si, 17 qershor 2021

Humbja e zviceranit është konsideruar e bujshme për vetë faktin se turneu i Halle është si i shtëpisë për Federerin. Ai ka triumfuar aty 10 herë në karrierën e tij dhe nuk eleminohej para gjysmëfinales që prej vitit 2001, kur mundej nga Pat Rafter në fazën çerekfinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë