Ka ndodhur

Elbasan / Përfshihen nga zjarri dy furgonë të parkuar në rrugë

Dy furgonë të parkuar në rrugën “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë përfshirë nga flakët këtë mëngjes.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), në pronësi të shtetasit T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen “Emin Matraxhiu””, sipas policisë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë