Në Leeds, pas rikthimit në Premier, i dedikuan një rrugë. Nga mbërritja në Angli, sidoqoftë, iu deshën pak ditë për tu bërë idhulli absolut i një qyteti të tërë të sëmurë pas futbollit. Që do të kishte feeling ishte plotësisht e dukshme… Marcelo Bielsa mbush 65 vjec. Një vit çudirash, i një njeriu ekscentrik, e me dashuri absolute për futbollin. Një dashuri që e ka çuar të studiojë drejtimet e papritura të topit, duke tentuar ti japë një kuptim shkencor diçkaje irracionale.
Lista e çmendurive që e kanë bërë të jetë për të gjithë “el loco” është pa mbarim. Nga ngjitjet mbi pemë për të ndjekur stërvitjet e lojtarëve të tij ose kundërshtarëve, në paraqitjen në 2 të mëngjesit në shtëpinë e të riut Pochettino për të bindur familjen e tij kur bënte zbuluesin e talenteve për Newell’s, apo leksionet e taktikës tek vila e prindërve të tij për të testuar taktika të reja loje. Tek Leeds, sezonin e kaluar, shkaktoi skandal se spiunoi stërvitjen e Derby County para një ndeshje vendimtare për ngjitjen. Pasi pagoi një gjobë të kripur mbajti një konferencë shtypi prej 70 minutash në të cilën u mundua ti shpjegonte gazetarëve mënyrën e tij të analizave e studimit të skuadrave kundërshtare. Kur skuadra e tij shënoi një gol me një lojtar të Aston Villa të dëmtuar, tekniku i detyroi të tijtë të linin kundërshtarët të barazonin.
Pas sezonit të parë të trazuar anglez, që mbaroi keq në playoff, erdhi ngjitja direkt. Guardiola e konsideron Bielsan një pikë referimi për idenë e tij të futbollit. Edhe Pochettino, Sampaoli, Martino e Gallardo. Studimi obsesiv e ka bërë të teorizojë e të vërë në praktikë një seri idesh që e bëjnë lojën e tij diçka unike. Hyri në histori për një sistem hiperofensiv, një lloj 3-3-1-3, analizoi një pafundësi ndeshjesh për të përcaktuar strukturën që mban në këmbë futbollin e tij. Kur mbajti një konferencë në Coverciano, përpara një plateje të përbërë nga teknikët më të përgatitur në botë, i la të gjithë gojëhapur. Mes gjërave që tha, ishte edhe teoria e famshme e 28 sistemeve të mundshme të lojës. Për shumë çudia e radhës së një të çmenduri. Për ata që duan futbollin, simboli i shpresës për një lojë më të mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




