Gazeta Si – Gjendet i vdekur autori i dyshuar i vrasjes së Klodiana Vefës në Castelfiorentino, Alfred Vefa.
Ish-bashkëshorti i 35-vjeçares me origjinë shqiptare e vrarë në rrugë nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e provincës së Firences, është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.
Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh, ai vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë me të cilën ndoshta kishte vrarë ish-bashkëshorten.
Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur.
Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës. Menjëherë u organizua një kërkim në zonat përreth që më pas çoi në zbulimin, në orën 6 të mëngjesit, të trupit të pajetë të burrit.
Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës. Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, ndërsa ishin në proces divorci. Mendohet se çifti kishte përplasje xhelozie, që kishin sjellë dhe ndarjen, ndërsa lanë pas dy fëmijë.
Policia nuk gjeti asnjë letër në makinë, por sekuestroi celularin i cili mund të hapet në orët në vijim. Alfred Vefa nuk kishte asnjë dokument, madje as para, të cilat i kishte lënë në shtëpinë e tij në Castelfiorentino, e cila ndodhet pak metra nga vendi i vrasjes. Celulari i tij ishte fikur një orë para krimit.
Një psikologe ua ka komunikuar vetëvrasjen e Alfred Vefës fëmijëve të tij që qëndronin në shtëpinë e një të afërmi.
Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.
Vrasja ndodhi në një rrugën ‘Galvani’. Kanë qenë disa rezidentë të zonës që njoftuan për vrasjen pasi dëgjuan të shtëna me armë. Mjekët e ndihmës së shpejtë nuk mund të bënin asgjë por vetëm të konfirmonin vdekjen e 35 vjeçares shqiptare.
Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.