Ka ndodhur

Ekzekutohet me dy plumba një shqiptar në Greqi, me precedentë të mëparshëm kriminalë

Gazeta Si - Një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri sot në mbrëmje në Greqi nga persona ende të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në Athinë, në rrugën Atlantos 44, në lagjen Palio Faliro.

Policia greke ka njoftuar se viktima njihej me dy emra, Thimi Roland Droboniku dhe Thimi Roland Prifti, i datëlindjes 18.1.1967, nga Berati. Ai u qëllua me dy plumba në kokë, u dërgua menjëherë në spitalin Evangjelizmos të Athinës, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit të vrasjes, i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë.

Nga burimet policore është thënë se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm kriminalë, që kishin të bënin me trafikun e drogës. Për këtë vepër penale madje ka qenë i dënuar më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë