Ka ndodhur

Ekstradohen nga Greqia dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Gazeta Si - Qani Shehu, 44 vjeç dhe Albano Zepaj, 39 vjeç, janë ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje.

Shehu, i lindur në Mallakastër, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2015, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Më datë 31.05.2013, në një lokal në Tiranë, ai kishte ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. L.

Ndërsa Albano Zepaj, baues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 18.05.2016, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. Personat e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë