Një muze holandez zbuloi të enjten një vepër të panjohur më parë nga Vincent van Gogh.
“Van Gogh ishte vërtet i interesuar për personin e zakonshëm, ai gjithashtu kërkonte të shprehte emocione”, tha drejtori i Muzeut Emilie Gordenker.
“Unë mendoj se ne të gjithë po dalim nga periudha e Covid duke u ndier kështu dhe gjëja e mahnitshme është se ne mund ta ndajmë këtë me vizitorët tanë. Ne jemi të hapur, ne jemi të kënaqur që jemi hapur.”
Zbulimet e veprave të artistit i cili vdiq në 1890, janë jashtëzakonisht të rralla. Vizatimi është në pronësi të një koleksionisti privat dhe nuk ishte njohur kurrë ose shfaqur.
“Kur pronari erdhi në muze ishte një surprizë e madhe”, tha Studiuesi Teio Meenendorp, duke shtuar se pjesa ishte relativisht e lehtë për t’u vërtetuar. Puna 50 x 30 cm u bë me mjetin e preferuar të vizatimit të Van Gogh, lapsin e një marangozi, në stilin e tij të veçantë.
Ajo ngjan shumë me vizatimin më të famshëm “Plaku”, por në këtë vizatim është një plak i ulur, i lodhur.
Vepra me shumë mundësi mund të datojë në javët e fundit të nëntorit 1882, tha Meenendorp, për shkak të dy letrave që Van Gogh shkroi në 24 nëntor të atij viti. Ishte një periudhë e mirë për artistin ndërsa ai jetonte me një grua në Hagë.
Një letër ishte për vëllain e tij Theo, duke thënë se ai kishte bërë dy vizatime të “një plaku me bërryla në gjunjë dhe kokën në duar” dhe se po mendonte ta bënte atë një litografi.
Letra tjetër ishte për një artist tjetër.
Vizatimi do t’i kthehet koleksionistëve privatë pasi të jetë ekspozuar deri më 2 janar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje