Ka ndodhur

Eksploziv shtëpisë së policit në Lezhë, vetëm dëme materiale

Nga Gazeta Si - Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Lezhës.

Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në fshatin Manati. Mësohet se bëhet fjalë për banesën e policit, Zef Kola.

Ai është efektiv i qarkullimit rrugor. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë