Shendet

Eksperti i Pfizer: Nuk dihet nëse vaksina ndalon përhapjen e infeksionit

Kryetari i Pfizer tha se nuk është e qartë nëse njerëzit që kanë marrë vaksinën e koronavirusit të kompanisë do të jenë akoma në gjendje të përhapin virusin tek njerëzit e tjerë.
Albert Bourla tha për "Dateline" se duhet të bëheshin më shumë studime nëse dikush që  kishte bërë vaksinën mund të transmetonte akoma koronavirusin.

"Unë mendoj se kjo është diçka që duhet të shqyrtohet. Ne nuk jemi të sigurt për këtë tani me ato që dimë,"shpjegon Bourla

Vaksina u krijua bashkërisht nga Pfizer dhe firma më e vogël BioNTech. Studiuesit të cilët nuk ishin të përfshirë në zhvillimin e vaksinës tashmë theksuan se si provat e kompanisë  dhe ato të drejtuara nga kompani të tjera që prodhojnë vaksina koronavirus nuk  e kanë vlerësuar nëse vaksina ndikon në përhapjen e virusit.

Kjo ngre hipotezën që njerëzit e vaksinuar ende mund të kalojnë sëmundjen tek të tjerët. Përgjigja e pyetjes do të ketë një efekt të thellë në mënyrën se si autoritetet  do të trajtojnë vaksinën.
Siç kishte raportuar më parë, studiuesit kryesorë po kërkojnë studime shtesë mbi vaksinën e Pfizer dhe Moderna.

Pfizer dhe BioNTech njoftuan muajin e kaluar se vaksina e tyre ishte 95% efektive në parandalimin e COVID-19. Ndërkaq, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po mbledh ekspertë të pavarur për të vlerësuar vaksinën dhe një vendim nëse SHBA po autorizon vaksinën. Britania e Madhe tashmë ka aprovuar vaksinën Pfizer dhe BioNTech për përdorim. Shkencëtari i lartë që këshillon Operacionin Warp Speed, programi i shpërndarjes së vaksinave të qeverisë amerikane, parashikoi këtë javë që më shumë se 100 milion amerikanë do të vaksinohen kundër COVID-19 brenda 100 ditëve të ardhshme.

Burimi: Busines Insider/Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë