Pas dy sulmeve kibernetike të iniciuara nga shteti iranian në Shqipëri, priten të tjerë.
Kështu është shprehur eksperti i sigurise kibernetike, Ergys Muzhaqi në një intervistë për Euronews Albania.
Eksperti shtoi se hakerat iranianë mund të bashkëpunojnë me të tjerë, duke nënvizuara ata rusë ose serbë.
“Duhet të jemi shumë të qartë që sulme të tjera do të priten. Madje, kam përshtypjen që grupet e hakerave iranianë edhe me grupe të tjerë hakerash që mund të kenë qasje të tjera nga mund të hyjnë. Kemi hakera rusë që janë po aq të famshëm, ndonëse iranianët janë më të rrezikshëm.
Kemi hakera serbë, kemi hakera që do dëshironin të merrnin pjesë në një situatë të tillë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur që të marrë masat e saj”, – theksoi ai.
Pas bllokimit të përkohshëm të faqeve qeveritare, hakerat iranianë bllokuan sistemin TIMS, i cili u rikthye në funksion brenda 24 orëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.