Numri i personave me probleme të frymëmarrjeve mund të rritet në vjeshtë sipas një raporti nga 29 mjekë në Shërbimin Kombëtar të Londrës.
Ata thonë se është i nevojshëm testi RSV, një test i përgjithshëm për grip, Covid-19 dhe viruse të tjera të frymëmarrjes i zakonshëm tek fëmijët dhe të moshuarit, pasi mund të ndihmojë mjekët të trajtojnë rastet më shpejt. Raporti i Akademisë së Shkencave Mjekësore bën thirrje që njerëzit me çfarëdo simptome të izolohen dhe të qëndrojnë në shtëpi. Kjo do të ndihmojë në mbrojtjen nga të gjitha viruset e frymëmarrjes këtë dimër. Raporti thotë se ekziston një pasiguri e madhe për atë që do të sjelli vjeshta dhe dimri, kështu që të gjithë duhet të jenë të përgatitur.
Rikthimi i viruseve të dimrit
Gjatë izolimit dimrin e kaluar, popullatat e kishin të vështirë të ekspozoheshin ndaj viruseve që qarkullojnë normalisht. Por ata tani janë vendosur të rikthehen ndërsa kufizimet hiqen dhe shoqëria hapet. Autori i raportit Azra Ghani, nga Kolegji “Imperial” në Londër thotë se raporti i tyre tregon se gjatë dimrit mund të ketë një shpërthim virozësh.
Në raport shkruhet se një skenar të rastit më të keq, kjo mund të nënkuptojë dyfishin e rasteve gripit dhe viruseve të tjerë. Autorët thonë se këto viruse shpesh prodhojnë simptoma të ngjashme, kështu që testimi për të tre menjëherë do të ndihmonte në dallimin midis tyre. Alexander Edwards, nga Universiteti i Reading, tha se testet e duhura do të ishin një sfidë e madhe logjistike por shumë e nevojshme.
Raporti gjithashtu rekomandon vaksinat përforcuese të Covid-19 së bashku me vaksinat e gripit këtë vjeshtë për të zvogëluar përhapjen e virusit, për të përmirësuar kontrollin e infeksionit në spitale.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje