Shendet

Ekspertët: Një vaksinë e shpejtë mund të shkaktojë dëme të mëdha

Ekspertët e shëndetit publik në SHBA janë të shqetësuar se mos autoritetet do të mxjerrin një vaksinë për Covid-19 përpara se të provohet saktësisht se ëahtë e sigurt dhe efektive. 
Eksperti kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci gjithashtu tha se veprimi i tillë mund të dëmtojë zhvillimin e vaksinave të tjera dhe të shkaktojë dëme më të mëdha se sa vetë Covid-19.
Ai deklaroi se kjo nuk duhet të jetë një garë për përfitime politike
Gazeta "Financial Times" raportoi që administrata Trump do të jepte autorizimin e përdorimit e një vaksine që ende nuk është provuar tamam për rastet urgjente. Vaksina  aktualisht është në zhvillim e sipër nga Universiteti i Oksfordit dhe prodhuesi i medikamenteve AstraZeneca.

Rreth 10,000 njerëz kanë qenë vullnetar për provat e vaksinëa por ekspertët e shëndetit publik  kërkojnë që provat të përfshijnë 30,000 njerëz që një vaksinë të autorizohet.
"Një gjë që nuk do të dëshironit ta shihni me një vaksinë është ta merrnit dhe të mos ishte efikase.Një nga rreziqet e mundshme nëse parakohësisht lëshoni një vaksinë është se do ta bënte të vështirë, nëse jo të pamundur, që vaksinat e tjera të regjistrojnë njerëz në provimin e tyre," tha ai.
Vaksina e Oksfordit është një nga dhjetëra aktualisht në zhvillim në të gjithë botën. Kompanitë e mëdha farmaceutike kanë filluar prova të mëdha për të testuar efektivitetin e barnave të tyre javët e fundit.

Më parë FDA lëshoi mnë autorizim për medikamentin hidroksilklorine për të trajtuar virusin. Por në korrik zyrtarët u tërhoqën, duke thënë se studimet klinike treguan se ilaçi kundër malaries ishte joefektiv në trajtimin e virusit vdekjeprurës dhe dështoi për të parandaluar infeksionin.

Burimi:BBC. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë