Shendet

Ekspertët: Kurseni paratë! Vitaminat për shëndetin mendor nuk funksionojnë

Shkencëtarët janë shprehur se vitaminat që thuhet se ndihmojnë për një shëndet më të mirë të trurit janë thjesht humbje parash. Sipas shifrave, shitjet e ashtuquajtura “ushqim për memorien” u dyfishuan në treg mes vitit 2006 deri në vitin 2015, duke arritur kështu vlerën prej 643 milionë dollarë. Ndërsa pakot dhe kavanozat janë radhitur në raftet e dyqaneve të ushqimit të shëndetshëm me pretendimet se ato do të ndihmojnë në funksionimin e mirë të truri, ekspertët deklarojnë se aktualisht ka shumë pak dëshmi se këto medikamente do i ndihmojnë njerëzit e shëndetshëm.

“Nuk ka dëshmi bindëse se këto vitamina janë të mira për shëndetin e trurit e të rriturve. Vitaminat nuk janë studiuar fillimisht se janë funksionale për shëndetin mendor,” shkruajnë ata.
Në studimin e tyre, ekipi gjithashtu u shpreh se vuri re një mungesë të vitaminave kryesore për trurin siç janë ato B9 dhe B12. Duke marrë shkasë nga vëzhgimet e tyre, ekspertët theksojnë së është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun para se të filloni të merrni vitamina të tilla, ose t’i zëvendësoni me një dietë të shëndetshme.

Raporti i Këshillit Global mbi Shëndetin e Trurit ka studiuar një sërë vitaminash të tilla dhe përbërësit e tyre. Sipas ekipit nuk kishte ndonjë substancë të re përveç substancave që përdoren për medikamentet qetësuese.
"Një tjetër problemi i madh është se këto gjëra po tregtohen tek njerëzit dhe po promovohen sikur janë të provuar,” tha Linda Clare, profesoreshë e psikologjisë klinike dhe demencias në Universitetin e Exeter
Ata gjithashtu theksojnë se pilula të tilla zakonisht nuk i nënshtrohen testeve të njëjta të sigurisë dhe efikasitetit si medikamentet. Megjithatë, Clare theksoi se raporti shikoi vetëm ndikimin e vitaminave për shëndetin e trurit.
Caroline Abrahams, një tjetër studiues i ekipit shtoi se duke qenë se vitaminat nuk janë të studiuara, njerëzit duhet t’i ruajnë paratë e tyre, për t’i shpenzuar për një dietë të shëndetshme të mbushur me fruta dhe perime të freskëta.
Ekspertët thonë se ka shumë hapa të tjerë që mund të ndërmarrin individët, për të pasur një mendje të shëndetshme, duke përfshirë, gjumin e qetë dhe të mirë, duke u ushtruar gjatë gjithë kohës dhe duke u argëtuar me miqtë apo familjarët./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë