Ana e errët

Ekskluzive nga dëshmitë -Si u stis alibia e shoqëruesit të vrasësit të Hekuran Billës

"Kam qenë në rrugën time dhe punën time," kështu e ka justifikuar 22 vjeçari Sebastiano Mali praninë në disa akse rrugore në kryeqytet, tek sa drejton një automjet i cili shfaqet ngado duke shoqëruar makinën që qëlloi për vdekje Hekuran Billën. Burime të gazetës "Si" treguan se Mali u pyet nga grupi i hetimit i drejtorisë së policisë, por ai kundërshtoi të kishte lidhje me vrasjen e kuksianit, që kishte hyrë në Shqipëri në datën 6 qershor.

"Sebastiano Mali dyshohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes sipas nenit 78 fraksion a," thotë prokuroria . Mbi vendin e ngjarjes ku u gjet i vrarë Billa, policia përshkruan se në tokë u gjetën 19 gëzhoja të armës së zjarrit kalibër 7.65mm. Por ndonëse nga mjeti mercedez benz që qëlloi për vdekje 40 vjeçarin nuk mbeti asnjë gjurmë, kamerat e sigurisë zbuluan se kjo makinw shoqërohej në distacë për t'i treguar rrugën nga Sebastiano Mali, që drejtonte mjetin Nissan Mikra. Mbrëmjen e vrasjes Nissan Mikra shfaqet në rrugë në orën 21:15 . Dy minuta më vonë në orën 21:17 në afërsi të një marketi ku qëndron Nissan Mikra, në Astir automjeti Benz, ndez dritat dhe del nga parkimi.Minutë pas minute mjeti Nissan Mikra i prin benzit dhe më vonë ai pozicionohet në një kthesë për të pasur fushëpamje të qartë. Një minutë para krimit Nissan Mikra shfaqet në kameran e sigurisë duke u pozicionuar në krah të bmv me të cilën udhëtonte Hekuran Billa dhe kur qëllohet në drejtim të tij dallohet qartë që mjeti i krimit i cili largohet me shpejtësi e mbas tij edhe mjeti ku gjendet Sebastian Mali.

Është pikërisht një kamera pranë bulmetores që identifikoi mjetin Nissan ku bëhen të dallueshme targat "Tr 66..R". Policia tregon për gazetën "Si" se nga kqyrja e sistemit "E gjoba" , zbuluan se kjo makinë i përkiste shtetasit S.P, që është babai i G. P, me profesion bojaxhi makinash në Tiranë. I pyetur nga policia , punonjësi i autoservisit pranoi me detaje se makinën ja kishin marrë në mirëbesim.

https://www.youtube.com/watch?v=OfQF1wYGUYI
Momenti i vrasjes se Hekuran Billës ku duket qarte levijza e automjetit smart


“Para rreth gjashtë muajsh shtetasit Sebastiano Mali i kam lyer makinën në servis. Sebastiano vinte herë pas here në servisin tim. Ditën e ngjarjes në datë 11 qershor Sebastiano erdhi me makinën tip "Smart" dhe ngjyrë të zezë dhe gri, me targa shqiptare. Parkoi në oborrin e servisit. Mi dha mua celësat. Ai më tha se më duhet makina jote se me dy automjetet që kam nuk futen dot aty ku kam punë unë," tregoi ai.

Policia ka pyetur edhe femrën me të cilën Sebastiano Mali ka lidhje. Vajza tregon se e kishta takuar të dashurin në mesditë dhe jo gjatë darkës dhe ka hedhur poshtë pretendimin se ajo kishte qenë me të, në çastet kur Sebastiano Mali dorëzoi automjetin mbrëmjen e krimit .

Sipas burimeve të gazetës "Si" nga dëshmia e shtetasit A.T. tregon se 22 vjeçari kur u kthye për të dorëzuar makinën i kishte qerasur edhe me coca-cola.

Por familjarët e të riut këmbwngulin se Sebastiano ka qëndruar në shtëpi gjithë ditën si dhe në lokal. I ati tregon më tej se në orët e mbrëmjes Sebastiano i kishte treguar se do shkonte të bënte stërvitje. "U kthye rreth orës 22:30 dhe qëndruam së bashku në lokal deri në orën 23. Për ngjarjen nuk dimë asgjë, ne nuk kemi asnjë dijeni se kush është familja Billa dhe me sa kemi ditur është personi që ka bërë vrasjen dhe ishte i dënuar në Angli,"tregon babai i të dyshuarit që ka hedhur poshtë dhe kundërshton me forcë përfshirjen e 22 vjeçarit në këtë ngjarje.

Por ndërkohë kamerat e sigurisë tregojnë se daja i të riut Viktor Marku mund të ketë ardhur në Tiranë ditën e ngjarjes me një smart. Kjo makinë u mor prej tij me qera me justifikimin se i duhej të motrës. Është pikërisht Smarti që 22 vjeçari e la në servis për të marrë një makinë që shoqëroi vrasësit në distancë dhe që me siguri ju tregoi rrugën, drejt Komunës së Parisit e më tej se si ata të dilnin nga Tirana brenda pesë minutash për ta djegur provën në afërsi të lapidarit në fshatin Pezë.

Një dëshmitar i rrëfen policisë së Shkodrës që citon për gazetën "Si" se shoku im njoftoi shtetasin Andih Agraja, hajde merre smartin se e solli” dëshmitari tregon se i shpjeguan që “smartin e solli motra e Viktor Markut dhe se ajo i ka thënë po ma akuzojnë vëllain në lidhje me vrasjen në Tiranë”. Në bisedë e sipër shkodranët janë merakosur dhe njëri prej tyre ka pyetur “ mos kanë bërë ndonjë gjë me smartin tonë”.
‘Unë dhe Andi këtë situatë nuk e besuam dhe i thamë, nuk na i merr mendja që ata të kenë bërë ndonjë gjë me makinën Smart” tregon dëshmitari që konsiderohet i rëndësishëm për akuzën, pasi vërteton që pikërisht kjo makinë i ishte dhënë të dyshuarit kryesor dhe më pas me shumë mundësi. Ai ka lëvizur drejt Tiranës, për t'ja dorëzuar nipit, që e parkoi në Laprakë.

Copyright © Gazeta "Si"
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë